Kohe vjeshte, 10 perfitimet e hideve

0 0

Jemi në stinën e vjeshtës dhe hidet (xinxifet) janë një prej frutave që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj, kjo jo vetëm për faktin se janë një frut i stinës por edhe për vlerat e shumta që kanë.

Cilat janë keto vlera?

  • Ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia. Përbërësit e këtij fruti kanë efekt qetësues në trurin e njeriut duke e bërë atë më pak të prirur për të pasur probleme me pagjumësinë.
  • Janë të pasura me hekur dhe fosfor të cilët janë përbërësit kryesorë të qelizave të kuqe të gjakut. Nëse vuani nga anemia, hidet do të bëjnë të mundur që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë dhe po ashtu edhe furznimi i organeve me oksigjen.
  • Forcon kockat. Duke qënë se përmbajnë shumë minerale si kalciumi, fosfori, hekuri, do të kenë edhe këtë efekt tek kockat. Nëse vuani nga osteoporoza duhet patjetër t’i konsumoni.
  • Mban nën kontroll peshën. Kanë pak kalori, janë të pasura me proteina si dhe fibra. Do të ishin perfekte për të thyer urinë mes vakteve.
  • Forcojnë sistemin imunitar. Kjo pasi përmbajnë vitaminën C, A si edhe disa përbërës të tjerë organikë si edhe acide. Kanë edhe veti anti-oksidante.
  • Reduktojnë stresin dhe ankthin. Ndikojnë në sistemin hormonal duke bërë që të ulet niveli i hormoneve që lidhen me stresin.
  • Kanë ndikim pozitiv në lidhje me tumoret. Sipas disa studimeve kjo është e mundur falë efektit që kanë në lidhje me kapjen e radikaleve të lira edhe në qelizat tumorale. Efekti anti-oksidant do të ndihet edhe në lidhje me sëmundjet e zemrës.
  • Ndihmojnë në trajtimin e disa irritimeve të lëkurës si psoriaza, ekzemat, dhe aknet.
  • Përmirëson tretjen. Kjo shkaktohet nga niveli i lartë i fibrave që përmbajnë.
  • Detoksifikojnë gjakun. Pra largojnë prej tij të gjitha toksinat duke bërë të mundur të parandalohen shumë sëmundje.

Kujdes! Nëse vuani nga diabeti nuk duhet t’i konsumoni pasi përmbajnë një sasi të madhe karbohidratesh komplekse të cilat kanë efekt negativ në nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu kujdes pasi njihen si një frut që mund të shkaktojë alergji.

 

Lexo edhe: Vlerat e mishit te lepurit per femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X