Kimikatet e rrezikshme në pelenat një përdorimshe

0 0

Agjencia Kombëtare e Shëndetësisë në Francë ka gjetur nivele të rrezikshme të kimikateve në pelenat një përdorimshe.

Kështu kjo agjenci ka testuar një numër të markave të njohura të pelenave midis 2016 dhe 2018. Testet zbuluan se normat për praninë e kimikateve të caktuara nuk ishin ndjekur nga prodhuesit.

Agjencia i ka bërë thirrje industrisë së pelenave të eleminojë ose të zvogëlojë kimikatet në pelenat një përdorimshe, pasi ato mund të dëmtojnë shëndetin e foshnjave.

Sipas studimit thuhet se një fëmijë përdor rreth 4.000 pelena në jetën e tij. Shumica e foshnjave përdorin pelenat që janë për një përdorim edhe pse alternativat e tjera mund të jenë shumë më të favorshme për mjedisin.

Për më tepër studiuesit zbuluan një numër të kimikateve të rrezikshme në pelenat një përdorimshe.

Kimikatet mund të migrojnë përmes urinës dhe të kenë një  kontakt të zgjatur me lëkurën e foshnjave. Disa nga këto kimikate kishin ardhur nga materialet e papërpunuara të kontaminuara. Të tjera ishin futur gjatë procesit të prodhimit. Hulumtuesit testuan nivelet e këtyre kimikateve për të përcaktuar nëse nivelet e sigurisë ishin kaluar. Ata arritën në përfundimin se, në kushte reale të përdorimit, disa nga kimikatet mund të paraqesin rrezik për shëndetin e foshnjave. Kimikatet në fjalë përfshijnë:

  • Butilfenil metilpropional;
  • Hidroksisoheksil 3-cikloheksene karboksaldehide;
  • Disa hidrokarburet aromatike policiklike (PAHs) PCB-126;
  • Të gjitha DL-PCB, dioksina dhe ngjyrues.

Studiuesit në veçanti dëshirojnë që prodhuesit e pelenave të ndalojnë përdorimin e të gjitha aromave pasi ato janë të rrezikshme.

Lexo edhe: A demtojne pelenat pjellorine e djemve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X