Këshilla të rëndësishme lidhur me SIDS

0 0

 

Shkaqet e SIDS, Sindromës së Vdekjes së Papritur Foshnjore, janë ende të panjohura. Megjithatë, një masë paraprake e vlefshme është që foshnjat të flenë në shtretërit e tyre dhe jo në mbajtëset e vendosura në mes të nënës dhe babait. Por jo vetëm. Në këtë material, keni te renditura me detaje çfarë duhet të bëjmë për ta parandaluar sado që të mundemi SIDS.

Vdekja e papritur e foshnjës

Kjo sindromë ndikon tek fëmijët sidomos në vitin e parë të jetës dhe është ende shkaku kryesor i vdekjes te foshnjat e porsalindura.

Edhe nëse shpëtojnë, foshnjat rrezikojnë të dëmtohen rëndë

Ndonjëherë, në rastin më të mirë, disa të porsalindur mund të “ringjallen”, por kanë një rrezik shumë të lartë të raportimit të dëmtimeve të përhershme të trurit, duke rezultuar në paaftësi.

Kurrë mos i lini të flenë në mbajtëse

Për të zvogëluar rrezikun e SIDS, të sapolindurit duhet të flenë në krevatët e tyre. Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga Akademia Sahlgrenska në Universitetin e Goteborg, Suedi. Në veçanti, u vu re se përputhja me këtë tregues, e cila u bë e njohur nga Ministria Suedeze e Shëndetësisë në vitin 1990, kishte një efekt pozitiv në zvogëlimin e rasteve të regjistruara atje.

Kushtet e gjumit

Fëmijët jo vetëm që duhet të flenë në krevatin e tyre, por duhet t’i vini në gjumë me shpinë, asnjëherë me bark, të kontrolloni mirë temperaturën e dhomës, e cila duhet të jetë midis 18-20 gradë Celsius. Gjithashtu, duhet pasur parasysh që t’i lini fëmijës të thithë çuçon në gjumë.

Këto janë kushtet kryesore që mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun e SIDS, por për fat të keq nuk mund ta eleminojnë plotësisht.

Djemtë më të rrezikuar në 5 muajt e parë

Përveç faktorëve që kemi nën kontroll për të ulur rrezikun, ka edhe faktorë të tjerë jashtë kontrollit tonë. Për shembull, djemtë nën pesë muaj janë shumë më të rrezikuar nga SIDS.

Lexo edhe: Zbulohet nje tjeter shkaktar i SIDS






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X