Keni probleme me peshën, humorin, imunitetin? Faji mund të jetë i zorrëve tuaja

0 1

Të gjithë e dimë shprehjen “ne jemi çfarë hamë”, por rezulton se sekreti për një shëndet të mirë mund të ketë më pak lidhje me atë që hamë dhe më shumë me bakteret që gjenden në zorrën tonë.

Zorra jonë përmban mbi 100 trilion baktere dhe këto baktere na ndihmojnë të shpërbëjmë ushqimin dhe thithin lëndë ushqyese. Hulumtimi i ri ka filluar të zbulojë një lidhje të fuqishme midis shëndetit dhe asaj çka ndodh brenda zorrëve tona.

Nëse ndiheni gjithmonë të pafuqishme, sëmurë, me ndryshime në peshë keni periudha ankthi e depresioni, gjallesat mikroskopike që jetojnë në zorrët tuaja mund të kenë më shumë lidhje me gjendjen sesa mendoni…

Shëndeti i zorrëve dhe pesha juaj

Nëse keni hasur vështirësi në humbjen e peshës, edhe kur ushqeheni mirë dhe ushtroni aktivitet fizik, mund të jetë për shkak të mosbalancimit të baktereve të zorrëve. Bakteret e zorrëve ndikojnë shumë në atë që ndodh me stomakun tonë, duke përfshirë kontrollin e metabolizmit, dëshirat, sa kalori trupat tanë thithin nga ushqimi, mënyrën e ruajtjes së yndyrës, si baraspeshojmë nivelet e glukozës në gjak, dhe madje edhe se si hormonet tona reagojnë nëse jemi të uritur apo të ngopur.

Mungesa e baktereve të duhura madje mund të na predispozojë për mbipeshë dhe diabet, sipas një studimi të vitit 2013, i cili zbuloi se të kesh një koleksion më të larmishëm të baktereve në zorrë mund ta lehtësonte ndjeshëm ekuilibrimin e peshës.

“Larmia e mikrobeve në trupin tonë është 30 për qind më e ulët sesa ishte 50 vjet më parë, gjë që mund të kontribuojë në përhapjen e mbipeshës,” thotë profesori i epidemiologjisë gjenetike të King’s College London, Tim Spector.

Si ndikon gjendja e zorrës në trurin tuaj

Hulumtimet tregojnë se përbërja e baktereve tona të zorrës në të vërtetë mund të ketë një efekt serioz në shëndetin tonë mendor. Kemi rreth 500 milion neurone të ngulitur në murin tonë të zorrëve, të cilat përbëjnë sistemin tonë nervor enterik (ENS). ENS ndihmon në prodhimin e neurotransmetuesve, të cilët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për rregullimin e humorit.

“Tani besojmë se 95 për qind e serotoninës- një neurotransmetues thelbësor për stabilitetin e humorit ndodhet në zorrët tona,” shpjegon Spector.

Në studime të shumta rastesh, përfshirë një studim të vitit 2013 të botuar në Cell Journal, studiuesit zbuluan se ndryshimi i baktereve në zorrët e minjve, ndryshoi plotësisht mënyrën se si ata silleshin. Minjtë me baktere të ekuilibruar të zorrëve ishin më aventureskë dhe shfaqeshin të qetë, ndërsa ata me zorrë të pabalancuara shfaqnin shenja klasike të ankthit dhe stresit. Një tjetër studim i vitit 2013 nga UCLA, u përpoq ta përsëriste këtë konstatim te njerëzit, duke u dhënë disa grave pije me probiotikë për të balancuar zorrën dhe disa pa probiotikë, dhe më pas duke ekzaminuar trurin e tyre pas disa javësh. Studimi zbuloi se gratë me baktere të zorrëve më të balancuara si rezultat i konsumimit të probiotikëve, ishin më pak emocionuese dhe në përgjithësi më të qeta.

Lidhja me imunitetin

Nëse ju jeni një nga ata njerëz që mjafton të teshtijë dikush pranë jush dhe të nesërmen ju sëmureni, kjo mund të jetë për shkak të një çekuilibri në bakteret tuaja të zorrëve. Deri në 80 për qind e sistemit tonë imunitar është e përqëndruar në zorrët tona, kështu që nëse bakteret tuaja të zorrëve janë të ekuilibruara, sistemi juaj imunitar do të funksionojë më mirë. Në të kundërt, nëse është i paekuilibruar, do të jeni shumë më të ndjeshëm për të grumbulluar viruse.

Gjetja e ekuilibrit të duhur

Pra, nëse një gamë e tillë e gjerë e problemeve shëndetësore e ka zanafillën nga zorrët tona, çfarë mund të bëjmë? Së pari është e rëndësishme të kuptojmë se kemi nevojë për të dy llojet e baktereve në trupin tonë; bakteret e mira dhe ato të këqija janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit optimal, për sa kohë që i ruajmë ato në raport të duhur me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, për shkak se bakteret e mira janë aq të lehta për t’u vrarë (përdorimi i antibiotikëve, alkooli dhe madje edhe stresi i shkatërrojnë ato), të këqijat mund të “fitojnë terren”, duke shkaktuar një lloj revolte të baktereve të brendshme, kështu që është e rëndësishme për të kuptuar se si zgjedhjet tona të jetesës mund të ndikojnë në këtë për më mirë, ose për keq.

Nëse duhet të merrni antibiotikë, kur të merrni recetën, duhet të merrni edhe disa probiotikë për të ndihmuar zëvendësimin e ndonjë prej baktereve të mira që keni vrarë aksidentalisht ndërsa luftoni virusin ose infeksionin tuaj. Në fakt, konsumimi i rregullt i probiotikëve, edhe nëse nuk jeni sëmurë, do t’ju ndihmojë të balanconi bakteret e mira dhe të këqija në zorrën tuaj.

Ndryshimi i dietës tuaj duke shtuar më shumë fibra është gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për të arrtiur këtë balancë, sipas studimit të Universitetit Standford për bakteret e zorrëve. Fibrat mund të ndihmojnë në përmirësimin e larmisë së baktereve, duke e bërë kontrollin e peshës përfundimisht më të lehtë.

“Nëse të gjithë do të dyfishonin konsumimin e tyre të fibrave, ata do të shihnin rezultate dramatike,” thotë Spector.

Ulja e stresit është një mënyrë tjetër kryesore për të balancuar bakteret e zorrëve. Një studim i vitit 2013 i botuar në revistën Brain, sjellja dhe imuniteti gjetën një lidhje të drejtpërdrejtë midis niveleve të larta të stresit dhe niveleve më të larta të baktereve të këqija në zorrë.

Lexo edhe: Probiotikët, bakteret e mira të nevojshme për trupin e fëmijëve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X