Ju dhembin gjinjte gjate gjidhenies? Te gjitha ato qe duhet te dini

0 0

Gjatë ushqyerjes me gji ju do të mund të përballeni me situatat e mëposhtme. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë menjëherë. Është e rëndësishme të kuptoni se çfarë po ndodh në trupin tuaj për të qënë në gjendje të mësoni si të veproni.
Thitha të ndjeshëm dhe të dhimbshëm
Ditët e para, thithat tuaja janë shpesh të ndjeshme dhe ndonjëherë të dhimbshme. Kjo ndjeshmëri e madhe është krejtësisht normale. Ajo është më e madhe 3 ditët e para dhe kalon në përgjithësi pas 8 ose 10 ditësh.
Ardhja e qumështit të vërtetë (maturuar)
Ky fenomen i mbushjes së gjirit me qumësht shfaqet afërsisht 3 ditë pas lindjes, ndonjëherë edhe më vonë. Temperatura e juaj trupore mund të rritet lehtësisht.
Të çarat
Janë lezione të vogla të thithave që shpesh shfaqen në ditët e para të ushqyerit me gji. Ato janë të dhimbshme dhe mund të infektohen. Për të zvogëluar shfaqjen e tyre, kujdesuni veçanërisht për pozicionimin e mirë të bebes në gji.
Pengimi
Është një tension shumë i dhimbshëm i një ose dy gjinjve. Në këtë rast ata janë të nxehtë, të dhimbshëm dhe të tendosur. Pengimi mund ta bëjë pirjen e gjirit të vështirë, pengon rrjedhjen e qumështit dhe shoqërohet nga shenja të tjera (të dridhura, dhimbje, ethe etj). Këto ndjesi mund të shfaqen në çdo moment së të ushqyerit me gji por mbi të gjitha kur pirjet janë shumë të shkurtra, të pakta në numër ose shumë të larguara nga njëra-tjetra. Për të lehtësuar tensionin e gjinjve, mos hezitoni ta vini shpesh beben tuaj në gji. Një lehtësim efikas mund të sjellin masazhet e areolës dhe dushet e nxehta për të lehtësuar rrjedhjen e qumështit.
Mastiti
Është inflamacioni i gjirit i cili ndonjëherë mund të kalojë në infeksion. Mastiti në përgjithësi nuk i prek njëherësh të dy gjinjtë. Një pjesë e gjirit është e kuqe, e nxehtë dhe e dhimbshme. Këtyre simptomave lokale mundet ndonjëherë t’i shtohen të tjera si temperaturë, të dridhura, dhimbje, lodhje. Nëna duhet të pushojë, pushimi është thelbësor. Kontrolli tek mjeku është shumë i rëndësishëm.

Lexoni edhe: Myku i gjinjve gjate gjidhenies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X