E dini se në rritjen e fëmijës janë disa “jo” që e ndihmojnë të rritet dhe të zhvillojë vetëvlerësimin e tij? Le të shohim se cilat janë këto raste që thuhet fjala “jo”.
- Fëmija nuk mund të flejë gjithmonë në krahët e nënës. Fëmija duhet të mësohet të flejë në krevatin apo djepin e tij edhe pse në fillim kjo mund të jetë e vështirë.
- Ai nuk ka gjithmonë uri. Nëna nuk duhet të vendosë në gji fëmijën menjëherë pasi ai fillon të qajë pasi në të kundërt fëmija do të mendojë se ushqimi është burim rehatie dhe ngushëllimi.
- Mos u vendosni në ankth nëse qan pak. Ai duhet që në disa raste të mësohet të vetëqetësohet duke mos marrë vëmendjen e nënës menjëherë.
- Me fillimin e ushqimit fëmija nuk ndahet nga nëna, ai përshtatet edhe më shumë me botën e jashtme. Fëmija ka në çdo moment nevojë për nënën.
- Mos u nervozoni para një kapriçioje të fëmijës dhe mos thoni menjëherë jo. Do të ishte më mirë t’i shpjegonit me fjalë dhe qetësi përse një veprim i caktuar nuk është i drejtë.
- Do të qëndrojë vetëm me ju? I thoni “jo” dhe mos qëndroni 24 orë në 24 vetëm me të. Nuk do të ndodhë asgjë e keqe ndërsa ai qëndron me dadon apo gjyshërit.
- Mos e mbani të flejë në krevatin tuaj. Kjo do ta ndihmojë të bëhet më i pavarur nga ju.
- Mos e mësoni fëmijën t’i bëjë naze ushqimit. Në rradhë të parë duhet të jeni ju e bindur se i keni gatuar ushqime të shëndetshme.
- Mos i jepni gjithmonë atë që kërkon. Fëmija duhet të mësojë të respektojë limitet që ju i vendosni.
- Mos e lejoni të jetë i paedukatë. Fëmijës duhet t’i mësohet që i vogël se ai duhet të dijë si të sillet me njerëzit. Mbani mend se fëmija nuk lind i paedukatë, fëmija bëhet i paedukatë!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu