Ky është një moment delikat për çdo nënë. Fëmijët janë të pazëvedësueshëm dhe secili ka vendin e vet. Por, kur je fëmijë i vetëm sigurisht që vëmendja është e gjitha tek ty dhe nuk mësohesh dot më idenë që të ta marrë dikush tjetër.
Je mësuar që gjithmonë të jesh në plan të parë dhe gjithë ajo vëmëndje do të kalojë tek ai që do të vijë në jetë.
Pastaj fillojnë ato xhelozitë dhe vihet në dyshim edhe dashuria. “Ju doni më shumë atë”, frazë që e keni dëgjuar të paktën njëherë. Por para se të ndodhin të gjitha këto duhet të filloni dhe të mendoni një strategji që fëmija të presë sa më mirë motrën ose vëllain që po vjen në jetë.
Ja disa truke se si ta kalojmë me qetësi këtë moment delikat:
Flisni hapur për këtë temë
Pas tre muajve të parë të shtatzënisë, ato nëna që nuk janë në rrezik dështimi është mirë që të fillojnë të flasin dhe t’i mësojnë fëmijët me idenë që do të bëhet me vëlla ose motër. Duhet t’ja u shpjegoni me fjalë sa më të thjeshta dhe të kuptueshme për moshën që ka fëmija. Është mirë që t’i tregoni çdo detaj dhe t’i tregoni sa më shumë barkun dhe dalëngadalë të fillojë ta dojë dhe të fillojë të pyesë se kur do të lindë bebi.
Motivoje “ Do të kesh një shok të luash”
Prindërit duhet të jenë ata që duhet të komunkojnë në të gjitha fazat e shtatzanisë në mënyrë që fëmija të fillojë të kuptojë se çfarë po ndodh në trupin e nënës dhe se një vëlla po i vjen në jetë. Përveç kësaj ata duhet t’ja tregojnë si histori dhe dhe të bëhen pak parashikues se çdo të ndohë pasi foshnja të lindë. Ata duhet t’i shprehin se një shok i ri do të jetë pjesë e lojërave të tij, por gjithsesi ai do të jetë sërish më i madhi.
Përfishiheni sa më shumë të jetë e mundur
Është e rëndësishme të përfshini sa më shumë fëmijën në përgatitjen e lindjes së fëmijës. Dilni bashkë në shopping dhe zgjidhni rrobat për të voglin. Bëjë atë të ketë interes dhe të pyesi sa më shumë se çfarë ju keni në bark. Në këtë mënyrë, fëmija nuk ndihet i përjashtur, përkundrazi mezi e pret të lindë.
Nëse ka një moshë madhore, mund ta merrni me vete gjatë vizitave me mjekun në mënyrë që t’i tregoni atij atë që është në bark. Kështu e përgatisni më shumë për ditët e ardhshme.
Shprehuni me gjeste dhe fjalë
Në këtë moment janë shumë të rëndësishme fjalët dhe gjestet. Mos thoni fjalë ose veprime që ai të fillojë të ngrejë dyshime. Është shumë e rëndësishme siguria që do t’i jepni, se asgjë nuk do të ndryshojë mes jush dhe se dashuria që keni për të nuk duhet të vihet në dyshim.
Lexoni edhe: Po sillni ne jete nje femije tjeter? Ja gabimet qe nuk duhet te beni
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu