Javet e para te shtatzanise. Cfare duhet te beni?

0 1

Javët e para të shtatzanisë janë të vështira por edhe të rëndësishme, kjo pasi gruaja është tepër delikate dhe mjaft e rrezikuar për të pasur një abort spontan. Gjatë shtatzanisë është e rëndësishme që të tregohet një kujdes maksimal dhe brenda këtij kujdesi bën pjesë ushqyerja, veprimtaria e gruas etj.
Cilat janë gjërat që gruaja shtatzanë duhet të evitojë gjatë javëve të para të shtatzanisë?
Nëse shtatzania ka një ecuri të mirë, gruaja dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë dhe mjeku nuk paralajmëron nevojën e një kujdesi të vecantë, nuk është e nevojshme që ajo të heqë dorë nga veprimtaritë që bënte më parë. Por kujdes! Nëse vendi i punës e ekspozon gruan ndaj substancave kimike helmuese, ajo duhet të heqë dorë sa më parë. Gjithashtu, nëse ajo ndihet e lodhur dhe e pafuqishme, duhet të pushojë sa më shumë. Ecja megjithatë ngelet një veprimtari tepër shumë e rekomandueshme nga mjekët edhe gjatë shtatzanisë.
Përsa i përket ushqimit…
Kujdesi duhet të fillojë që para ngjizjes së shtatzanisë, megjithatë jo gjithmonë ajo ndodh në mënyrë të planifikuar. Në momentin që testi do të pohojë ekzistencën e një embrioni brenda jush, dieta ushqimore duhet të jetë sa më e shëndetshme. Kështu, ju duhet të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me vitamina dhe kripëra minerale të cilat dalin jashtë trupit tuaj me anën e të vjellave të mëgjesit. Bananet mund të bëhen një aleat shumë i mirë për të lehtësuar të vjellat. Gjithashtu edhe ushqimet e thata si për shembull krakerat (buka e thekur me shije të ndryshme, ose pa shije). Kujdes me ushqimet e ndaluara dhe mbi të gjitha me peshkun e pagatuar. Kujdesuni që të keni të gjithë informacionin e duhur në lidhje me ato që mund dhe nuk mund të konsumoni në shtatzani.
Po marrëdhëniet seksuale?
Frika më e madhe e prindërve të ardhshëm! Nëse nuk keni asnjë problem shëndetësor mund të keni një jetë të rregullt seksuale deri në ditën e fundit të shtatzanisë. Sigurisht që duhet të tregoheni të kujdesshëm, megjithatë jo të hiqni dorë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X