Ja si t’i ndaloni ato te qarat tekanjoze te femijes

0 0

Ta mendosh në çfarë situate mund të ndodhet një nënë, fëmija i së cilës qan pa pushim për çdo gjë, në çdo situatë dhe në cdo vend! Ndonjëherë ndihesh aq e pafuqishme, mendon se nuk do të mundesh kurrë ta qetësosh! Ju ka ndodhur edhe juve? Atëherë jeni në vendin e duhur, lexoni se çfarë thonë studiuesit.

Sipas ekspertëve…

“Shpërthimet në të qara zakonisht vijnë si pasojë e nevojës për vëmendje, dëshirës për të bërë një aktivitet të ndaluar, dëshirës për të anashkaluar një pyetje etj, shprehet Michael Potegal”, një studiues i fushës së neurologjisë dhe sjelljes në Universitetin “Minesota Mediacal School”.

Sipas Patricia Henderson Shimm (këshilluese prindërish), sa më i trishtuar të jetë fëmija, aq më i qetë duhet të tregohet prindi, ndryshe zemërimi i të dyve do të ngatërrohet me njëri-tjetrin dhe situata do të rëndohet edhe më shumë. Në momente të tilla prindërit duhet të përpiqen edhe të vlerësojnë ndjenjat e fëmijës duke thënë: “është normale të qash, por sërish nuk duhet ta bësh…”. Duke e bërë këtë ju i jepni lejën fëmijës të ndihet ashtu, ndërkohë i theksoni edhe njëherë rregullat e shtëpisë tuaj. Sigurisht që të shikosh fëmijën duke qarë nuk është e lehtë, por mbani mend se kjo është diçka e rëndësishme për ta disiplinuar atë.

Ju nuk duhet t’i jepni fëmijës shumë vëmendje, qoftë ajo pozitive apo negative, në këtë mënyrë ai do të kuptojë se edhe pse të qash është diçka normale, nuk të çon në asnjë zgjidhje të “problemit”. Ju duhet të prisni që “stuhia” të kalojë me sa më shumë qetësi të jetë e mundur. Ndërsa ju përpiqeni ta disiplinoni duhet t’i theksoni se fëmijët e rritur i respektojnë rregullat e familjes. Me rritjen ai do të fillojë të shfaqë edhe më pak kriza të qarash dhe zemërimesh.

Lexoni edhe: E qara e femijes aktivizon disa zona te trurit te nenes

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X