Bebet qajnë dhe kjo është për ta mënyra e vetme e komunikimit me personat që i rrethojnë. Për prindërit të qarat e fëmijës janë shpesh motiv ankthi dhe frustrimi për të gjetur arsyen përse fëmija i tyre qan.
Por e qara e fëmijës është një sinjal që aktivizon zona të caktuara të trurit për çdo nënë. Pa marrë parasysh moshën, origjinën ose kulturën nga vjen nëna. Automatikisht kur ajo dëgjon foshnjën e saj që është duke qarë, do të reagojë pikërisht në të njëjtën mënyrë si gjithë nënat e tjera. Por në të vërtetë e qara e fëmijës aktivizon tek nënat një zonë specifike të trurit. Kjo zonë është pikërisht pjesa që kontrollon lëvizjet dhe gjuhën.
Kur foshnjat qajnë, nënat i marrin në krahë dhe bisedojnë duke u përpjekur t’i qetësojnë. Gjatë një studimi i cili u botua në Akademinë Amerikane të Shkencave dhe u krye nga hulumtuesit në Institutet Kombëtare Amerikane të Shëndetit, të udhëhequr nga Marc Bornstein u morën në analizë 684 nëna. Në këtë studim janë analizuar sjellja dhe imazhet e marra nëpërmjet rezonancës magnetike.
Gratë vinin nga vende shumë të ndryshme si Argjentina, Belgjika, Brazili, Kameruni, Franca, Izraeli, Italia, Japonia, Kenia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Ato ju nënshtruan një rezonance magnetike. Gratë e ekzaminuara u vëzhguan për një orë se si ndërveprojnë me fëmijët e tyre 5 muajsh.
Studiuesit panë nga afër se si reaguan nënat kur fëmija i tyre qante dhe çfarë bënin ato për t’i qetësuar. Të gjitha nënat silleshin në të njëjtën mënyrë. Të gjitha pavarësisht nga vinin morën fëmijën në krahë dhe i folën atij për ta qetësuar. Nëpërmjet rezonances (Magnetic resonance imaging) ata i nënshtruan nënat që t’i bënin fëmijët për të qarë.
Prandaj, ata kanë parë se fusha të veçanta janë aktivizuar në tru me zërin e lotëve të fëmijëve të tyre. Këto fusha janë pikërisht ato të lëvizjes dhe gjuhës. Të gjitha nënat, kanë reaguar në të njëjtën mënyrë. Sipas studiuesve, ky zbulim do të jetë shumë i dobishëm për të kuptuar se cilat nëna mund t’i trajtojnë keq fëmijët. Në fakt, në gratë ku këto zona të trurit nuk janë të aktivizuara, mund të ketë probleme serioze që mund të çojnë në abuzimin e fëmijëve.
Lexo edhe: E qara e femijes? Varet nga gjendja e nenes
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu