Nuk mund të themi se kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që prindërit i bëjnë vetes gjatë shtatëzanisë, megjithatë njëfarë kurioziteti sigurisht që ekziston. Jeni edhe ju kuriozë në lidhje me këtë? Tashmë mund ta zbuloni duke filluar nga muaji i 2-të i shtatëzanisë.
Do të jetë fëmija im mëngjarash?
Duke filluar nga java e tetë e shtatëzanisë, sistemi nervor i fëmijës do të jetë më shumë i zhvilluar në anën e majtë ose të djathtë, anë e cila do të përkojë me atë që do të ketë përparësi tek gjymtyrët e fëmijës.
Sipas një studimi të bërë nga universiteti Radbound në Hollandë, gjatë kësaj jave embrioni fillon të shfaqë asimetri ndërmjet krahut të djathtë dhe atij të majtë, e cila i referohet funksionimit jo simetrik të disa çifteve të gjeneve. Nëse pjesa e majtë e sistemit nervor do të jetë më e zhvilluar fëmija do të përdorë gjymtyrët e djathta dhe anasjelltas. Ana e majtë në më të shumtën e rasteve zhvillohet më shpejt dhe për këtë arsye përdorimi i gjymtyrëve të majta është më i rrallë. Sipas këtij studimi, gjithashtu fëmija mund të dallohet edhe nëpërmjet ekografisë duke vëzhguar se cilat gjymtyrë lëviz më shumë. Pra nëse ai lëviz më tepër dorën e majtë do të jetë mëngjarash edhe pas lindjes.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu