Ja si te pershtasni femijen me oren e re

0 0

Ndërrimi i orës do të bëhet natën midis datës 29 (e shtunë) dhe 30 tetor (e diel), gjë që mund të sjellë pakënaqësi tek fëmijët, pakënaqësi që mund të zgjasin për disa ditë. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë mbrapa.

Si mund të përshtasim fëmijët me ndryshimin e orës?

Këshillohet që ky proçes të fillohet disa ditë më parë, duke ndryshuar orarin e të gjitha aktiviteteve të ditës në mënyrë që fëmija t’i përshtatet sa më mirë orës së re. Problemet më të mëdha që mund të sjellë ndërrimi i orës është gjumi i fëmijës, për këtë arsye nëna duhet të mundohet ta përshtasë atë më parë.

Si mund të bëhet kjo?

Duke filluar 1-2 ditë më parë nëna mund të fillojëtë vonojë oraret e fëmijës, orarin e ngrënies, larjes, fjetjes dhe të gjithë aktiviteteve që ai bën. Kjo do të bëjë që fëmija të mos ketë shumë vështirësi për t’u përshtatur me orën e re.

Si mund të flejë i qetë fëmija?

E thkesojmë sërish se që një fëmijë të flejë i qetë nuk duhët të ketë një ves të caktuar si mënyrë e rënies në gjumë. Fëmija nuk duhet të flejë duke pirë gji, duke u tundur etj. E mësoni fëmijën të flejë pa vese, për një gjumë të qetë për të gjithë.

Fëmija dhe rrezet e dielli

Edhe pse me ndërrimin e orës do të kemi më pak orë gjatë ditës për të shëtitur dhe shijuar rrezet e diellit, është e rëndësishme që fëmija t’i marrë ato gjatë orëve që keni në dispozicion pa rënë nata. Pra edhe pse dita do të jetë më e vogël fëmija nuk duhet të qëndrojë vetëm mbyllur në shtëpi gjatë gjithë ditës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X