Ja si te komunikoni me fetusin gjate shtatzanise

0 0

Marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës është e mrekullueshme që në momentin e parë që ajo zbulon se është shtatzanë. Dashuria që nëna ndien për fëmijën e saj është e madhe dhe madje edhe dëshira për ta mbajtur në krahë dhe për ta përqafuar. Por për ta bërë këtë asaj i duhet të presë 9-të muaj. Ndërkohë si mundet nëna të përkëdhelë fëmijën e saj për të krijuar një marrëdhënie sa më të fortë me të?
Aptonomia. Ose ndryshe e njohur si “fuqia e prekjes”. Nëpërmjet masazheve dhe prekjeve të barkut ju do të hyni në kontakt me beben tuaj, i cili do t’ju përgjigjet duke lëvizur. Këtë duhet ta bëni në një ambient të qetë ndërsa edhe vetë jeni e qetësuar.
Frymëmarrja. Këtë mund ta praktikoni duke filluar që nga muaji i parë i shtatzanisë. Shtrihuni në një vend të qetë dhe filloni të imagjinoni fëmijën në krahet tuaj duke marrë frymë vetëm me hundë ose me gojë dhe ndërkohë duhet të prekni barkun tuaj. Filloni t’i flisni fëmijës tuaj njësoj sikur ta keni vërtet në krahë.
Ninullat. Këshillohet të praktikohet në mbrëmje para se të shkoni për të fjetur. Kthehuni në njërën anë dhe filloni të këndoni një ninullë. Edhe ky duhet të jetë një moment qetësie dhe relaksi edhe për ju.
Muzika. Dëgjimi i muzikës gjatë shtatzanisë ndihmon në krijimin e një lidhje midis nënës dhe fëmijës kjo pasi fëmija është në gjendje të dëgjojë tingujt e botës të jashtme duke filluar nga muaji i 5-të i shtatzanisë. Nga ana tjetër nëna ndihet më mirë kur dëgjon muzikë dhe këtë e percepton edhe fëmija.
Noti. Ai nuk është një sport që ndikon vetëm në aspektin fizik por edhe atë emocional. Duke qënë se gjatë të notuarit çlirohet endrofinë, e cila është një substancë që krijon ndjesinë e mirëqënies, nëna do të ndihet e qetë dhe për pasojë do të favorizohet hyrja në kontakt me fëmijën.

Lexoni edhe: Kur mund te ndiej levizjet e bebit? 

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X