Ky është pikërisht një nga momentet më emocionuese të shtatzanisë, të ndiesh lëvizjet e para të fëmijës! Megjithatë jo të gjitha gratë janë në gjendje të ndiejnë lëvizjet e bebes në të njëjtën kohë.
Cili është momenti që kanë përcaktuar mjekët?
Zakonisht gjinekologët presin që nëna të fillojë të ndiejë lëvizjet e para të fetusit rreth javës së 16, por ju nuk duhet të shqetësoheni nëse bëhet fjalë për shtatzaninë e parë. Në këtë rast mund të ndodhë që këto lëvizje të ndihen edhe rreth javës 23, e madje edhe rreth javës së 25. Për disa nëna është kështu dhe mjekët konfiromojnë se nuk ka asnjë problem, sigurisht duke përjashtuar disa raste specifike.
Nëna ndonjëherë e ka të vështirë të perceptojë lëvizjet pasi mund të ngatërrohen edhe me disa shqetësime që mund të ndihen në stomak. Ajo që duhet të dini është se gra të ndryshme i ndiejnë ndryshe lëvizjet e fëmijës, prandaj nuk duhet të bazoheni tek gojëdhënat e mikeve tuaja.
Në momentin që do të jeni në trimestrin e dytë dhe të tretë do të mund të perceptoni edhe më mirë lëvizjet e fëmijës, ato do të jenë të forta dhe do të ndihen edhe ndërsa jeni duke lëvizur apo qëndruar në këmbë. Në momentin që fëmija fillon të lëvizë rregullisht doktori mund t’ju këshillojë të numëroni sa herë ai e bën këtë, sa aktiv është etj.
Si të monitorojmë lëvizjet e fëmijës?
Ka shumë mënyra, por ajo që përdoret më shpesh është numërimi i 10 lëvizjeve në një moment kur ai është më tepër aktiv.
Lexoni edhe: Pese keshilla per te lxitur levizjet e femijes ne barkun e nenes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu