Ja si po e shkaterroni trurin e femijes cdo dite!

0 0

Fëmijë të trishtuar dhe prindër sipërfaqësorë

Shtatë muaj para se të ndahej nga jeta, psikiatri i famshëm amerikan Leon Eisenberg ka shprehur se shikon shumë veprime për të cilat nuk mund të heshtë edhe pse nuk është hera e parë që është duke folur. Ai është tepër i indinjuar si pasojë e gjykimit dhe torturimit që sipas tij fëmijët përjetojnë në aspektin psikologjik. Dhe nuk është aspak duke e ekzagjeruar! Sipas tij shpesh i kushtohet tepër rendësi dhunës fizike të fëmijës dhe aspak asaj psikologjike. Duke u bazuar tek fjalët e tij, mjekja Tiziana Cristofari ka bërë një përmbledhje të asaj që prindërit duhet të mësojnë prej psikiatrit.

Unë do të flas duke ju drejtuar të gjithë prindërve…

“Shikoj shpesh të më vijnë në zyrën time prindër të shoqëruar nga fëmijët e tyre, të cilët “janë diagnostikuar” me një problem në aftësitë njohëse dhe nga ana tjetër, mendoj se këta prindër janë tepër të paduruar në drejtin të fëmijës, duke i bërë të marrin shpesh vendime të nxituara apo të nxjerrin përfundime të gabuara në lidhje me aftësitë e fëmijës. Në momentin që ata vijnë tek unë, fëmija duket i dhunuar psikologjikisht, i demotivuar  dhe me një vetëvlerësim shumë të ulët. Ankesat e prindërve kanë lidhje me refuzimin e fëmijës ndaj mësimeve, vështirësinë në të shkuarin në shkollë çdo mëngjes, ku shumë shpesh edhe qajnë etj. Në këtë moment mendoj se zinxhiri tashmë është krijuar. Mësuesja-prindi-logopedi-mjeku specialist, dhe tashmë diagnoza është dhënë, fëmija mund të ketë përmirësim por jo një trajtim specifik apo kurim të plotë. Sigurisht që kështu do të jetë, pasi në të vërtetë nuk ekziston një diagnozë e saktë sepse edhe diagnostikimi është bërë nga persona që nuk e kanë kompetencën për ta bërë. Në rreth 99% të rasteve fëmija nuk ka asnjë problem dhe fillon të rikuperojë mangësitë që ka në mësime brenda një viti.

Por ju a e keni pyetur ndonjëherë veten si ndihet fëmija para bisedave që ju zhvilloni me mësuesit, në familje, me mjekët, në terapitë e vazhdueshme? E dini se çfarë i shkaktoni atij ndërsa e vlerësoni jo të aftë në disa aspekte? E bëni të ndihet më i pazoti se të tjerët, ndihet ndryshe, ndihet budalla dhe më poshtë se të gjithë shokët e klasës. Ata humbin vlerësimin që kanë ndaj vetes, psikika e tyre ndryshon ngadalë, në mënyrë të shëmtuar, duke e bërë atë të ndihet i trishtuar, i frikësuar dhe shpesh mendojnë se nuk janë të aftë të ndjekin studimet”.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X