Ja perse nuk duhet ta lidhni nje bebe

0 0

Sipas Kathleen Doheny, reportere në portalin “Health”, nuk duhet në asnjë mënyrë të lidhni fëmijën tuaj ndërsa fle, kjo pasi mund të rritet ndjeshëm rreziku ndaj SIDS, duke u bërë edhe më i madh nëse do ta vendiosni të flejë mbi stomak.

Cila është mënyra që zakonisht nënat lidhin një bebe?

Kjo bëhet në mënyra të ndryshme, por kryesisht kjo proçedurë i referohet mbështjelljes së bebes me një çarçaf apo batanije. Megjithatë, studimet tregojnë se pavarësisht mënyrës së lidhjes së bebes rreziku që ai të preket nga SIDS do të rritet me 50-60%. Këtë e pranon edhe mjeku Rachel Moon, njëkohësisht edhe profesor në fushën e pediatrisë në Universitetin e Virxhinias. Sipas tij Moon rreziku do të jetë edhe më i madh nëse fëmija do të shkojë në moshën 6 mujore, kjo pasi ata janëe në gjendje të kthehen përmbys duke filluar nga muaji i 4 (në më të shumtën e rasteve).

Këtë e tregojnë shumë studime të tjera, ku sipas tyre ky është shkaku kryesor i vdekjes së fëmijës nën moshën 1 vjeçare, gjë e cila është provuar edhe nëpërmjet autopsive. Është shumë me rrezik edhe të fjeturit mne fëmijën në një krevat ndërsa ai është i lidhur. Disa prej tyre këshillojnë që nëse do të lidhet fëmija të qëndrojë nën vëzhgimin e nënës, mundësisht në krahët e saj.

Ky studim u publikua në edicionin e 9 të gazetës “Pediatrics”.

Lexo edhe: Lojra qe mund ti luani me bebet 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X