Ja cilat jane ndryshimet midis nje bebe qe ushqehet me qumesht gjiri dhe formule

0 0

Të porsalindurit nuk janë të gjithë njësoj. Secili prej tyre do të ketë një temperament ndryshe që në momentet e para pas lindjes, por ndryshimet tek fëmijët shkaktohen edhe nga mënyra e të ushqyerit.

  • Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri marrin më pak peshë dhe ushqehen më shpesh.

Keni ndjesinë se fëmija juaj që ushqehet me gji ka gjithmonë uri? Kjo ndodh për shkak se qumështi i nënës është më i lehtë dhe lehtësisht i tretshëm, duke qënë gjithashtu edhe më i absorbueshëm nga fëmija. Qumështi i formulës ka një përbërje të tillë që e bën atë më pak të tretshëm dhe për pasojë fëmija do të ndiejë më pak uri, duke shtuar gjithashtu edhe më shumë peshë. Kujdes! Pesha e madhe nuk duhet të ngatërrohet me shëndetin e mirë të fëmijës! Gjithashtu, fëmija e konsideron momentin e pirjes si një moment përkëdheljesh dhe për këtë arsye ai do të dojë të pijë më shpesh.

Ai i jep fëmijës shumë antitrupa të cilat e mbrojnë nga infeksionet.

  • Nëse fëmija ushqehet me gji do të ketë një zhvillim më të mirë të aparatit tretës.

Ai do të vuajë gjithashtu më pak nga kolikat, konstipacioni si edhe refluksi. Gjë e cila ndodh jo vetëm për shkak të vetisë për t’u tretur më shpejt, por edhe për shkak se kontakti me trupin e nënës e bën fëmijën t’i kalojë me me lehtësi këto shqetësime.

  • Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri kanë një rrezik më të vogël për të shfaqur alergji ushqimore.

Kjo ndodh pikërisht për shkak të zhvillimit të mirë që ka marrë aparati tretës.

Shumë studime kanë treguar se qumështi i gjirit ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijës si edhe intelektit. Nuk duhet të harrojmë pa përmendur se diçka e tillë favorizohet edhe nga kontakti që fëmija ka me nënën ndërsa ushqehet me gji, moment i cili e bën atë të ndihet tepër i lumtur.

Lexoni edhe:

Kombinimi i qumeshtit te gjirit me ate te formules






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X