Konstipacioni tek fëmijët është diçka që i shqetëson shumë nënat, sidomos nëse ai është tepër i vogël dhe fecet e tij mund të tregojnë mirëqënien e fëmijës si edhe mënyrën si është ushqyer ai. Nëse i porsalinduri defekon me ngjyrë të zezë ju nuk duhet të shqetësoheni pasi ajo feçe është mekoniumi, pra e përbërë edhe nga lëngu amnotik si edhe mukusi që ndodhej në barkun e nënës.
Si ndryshojnë feçet e bebes
Me rritjen feçet e bebes ndryshojnë, sidomos pasi fëmija ka filluar të konsumojë ushqime të ngurta. Zakonisht fëmija konsiderohet se vuan nga konstipacioni nëse nuk defekon prej të paktën 2 ditësh, grindet dhe ka vështirësi në defekim, feçet e trë cilit janë tepër të forta. Tek të porsalindurit gjithçka konsiderohet ndryshe, pasi ata shpesh nuk defekojnë dot pasi nuk dinë të përdorin muskujt e duhur.
Përse një bebe mund të vuajë nga konstipacioni?
Zakonisht kjo ndodh si pasojë e ndryshimit të qumështit apo si pasojë e futjes së një ushqimi të ri në dietën e tij.
Si ta stimulojmë fëmijën?
Para së gjithash duhet të flisni me mjekun, dhe në disa raste ai mund të këshillojë përdorimin e mikroklizmave të posaçme (jo me përmbajtje glicerine) me përmbajtje mjalti që zbusin fecet ose përdorimin e sondave të vogla. Nëse feçet janë të forta mund të ndihmojë edhe nëna, kjo pasi zakonisht ky problem shkaktohet si pasojë e mungesës së ujit dhe fibrave në rektumin e fëmijës. Prandaj nëna duhet të konsumojë sa më shumë fruta dhe perime, dhe nëse fëmija ushqehet me qumësht artificial, të ndryshojë qumësht.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu