Ja cfare adhuron femija te beje brenda barkut te nenes

0 0

Ndërsa ju mendoni si të kujdeseni në mënyrën e duhur për veten dhe fëmijën gjatë shtatzanisë, të shkoni rregullisht për vizitën me mjekun, të ushqeheni shëndetshëm, edhe bebushi që ndodhet brenda barkut tuaj ka disa veprimtari të cilat i adhuron.

Çfarë i pëlqen më shumë fëmijës në barkun e nënës?

Fëmija adhuron zërin e nënës!

Mendoni se ai nuk është në gjendje ta dëgjojë? Gaboheni. Shqisa e dëgjimit zhvillohet që në shtatzani, pikërisht në javën e 20 të saj. Disa studime kanë provuar se kur nëna flet rrahjet e zemrës së vogëlushit rriten ndjeshëm dhe më pas ulen nëse fillon të flasë dikush tjetër. Nëse nëna i flet fëmijës ai do të ndihet më i sigurt dhe i qetë, pra në këtë mënyrë ju i transmetoni fëmijës lumturi. Ndoshta do të ndiheni në siklet të flisni me barkun tuaj, por këtë mund ta bëni ndërsa nuk ju dëgjon askush, duke e kthyer këtë bisedë në tepër intime. Me anën e zërit tuaj e bëni fëmijën të ndiejë të njëjtat emocione me tuajat, të ndiejë dashurinë tuaj ende pa ardhur në jetë. Zëri juaj shkon tek fëmija nëpërmjet lëngut amniotik por nuk do të jetë plotësisht i njëjtë me atë që ju keni në të vërtetë, pra me zërin që fëmija do të dëgjojë edhe ndërsa do ta mbani në krahët tuaj. Megjithatë timbri, frekuenca, mënyra e të folurit do të jenë elementë që fëmija do të mbajë mend edhe pas lindjes. Duke i folur fëmijës në shtatzani do të filloni të ndieni edhe më pranë atë lidhje të fortë dhe të përjetshme që ekziston mes jush.

Lexoni dhe: Ja cilat jane gjerat qe femija zhvillon brenda barkut te nenes

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X