Çfarë janë infeksionet e rrugëve urinare?
Një nga pjesët e rrugëve urinare (veshkat, fshikëza dhe kanalet që i lidhin) mund të jetë e infektuar nga bakteret. Në këtë rast kemi të bëjmë me një infeksion, i cili ndodh më shpesh tek femrat sepse kanali që lidh fshikëzën e urinës me kanalin e jashtëm (uretra) është më i shkurtër se tek meshkujt dhe del nëpërmjet rrugëve seksuale femërore më afër anusit, pra bakteriet mund të kalojnë më lehtësisht nëpër këtë kanal (uretra).
Infeksionet urinare tek femijet, cilat janë shenjat
• Ndjenjë urinimi më shpesh se normalisht, kur fëmija është më i rritur ankohet edhe per djegie në urinim;
• Urinë e turbullt, ose me ngjyrë të kuqe apo rozë;
• Ndryshim i erës së urinës;
• Ngritje e temperaturës;
• Mungesë oreksi, këputje;
• Dhimbje barku;
• Tek foshnjat e vogla vërehet rritje e pakët në peshë.
Çfarë mund të bëjmë?
• Në rast se ju duket se fëmija juaj nuk është mirë, kontrolloni urinimin e tij. Shikoni nëse është e turbullt apo me ngjyrë të kuqe. Vëzhgoni nëse urinon më shpesh se zakonisht dhe në rast se ka dhimbje gjatë urinimit;
• Nëse fëmija përdor akoma bebelinë, ka të ngjarë që mos të arrini ta kuptoni se urinon më shpesh apo nëse ka dhimbje kur urinon por mund të vëreni një ndryshim të aromës së urinës;
• I jepni për të pirë sa më shumë lëngje fëmijës, që veshkat e tij të qëndrojnë të pastra;
• Masni dhe trajtoni temperaturën e fëmijës;
• Në rast se mendoni se fëmija juaj ka infeksion të rrugëve urinare drejtohuni tek mjeku.
Çfarë ndodh më pas?
Mjeku do të vizitojë fëmijën tuaj dhe ka mundësi t`ju kërkojë të mblidhni pak urinë në një shishe të vogël (duke ju treguar se si do të veproni) për të bërë analizën e saj. Me shumë mundësi do t`ju japë një antibiotik, të cilin nuk duhet ta merrni në asnjë mënyrë vetëm me iniciativën tuaj personale pa keshillën e mjekut edhe në rast se jeni shumë të sigurt për ekzistencën e infeksionit.
Lexoni edhe: Problemet me te shpeshta te urines se femijes

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu