Imuniteti i femijes, disa zakone te mira

0 0

Sistemi imunitar është një “makineri” që lufton sulmet e viruseve dhe bakterieve, dhe megjithatë ka disa momente dhe kushte specifike që shkaktojnë uljen e këtij sistemi (futja në kopësht apo shkollë etj). E megjithatë, disa veprime të thjeshta të kryera gjatë jetës së përditshme mund të favorizojnë rritjen e imunitetit të fëmijës. Konkretisht:

  1. Të gjithë jashtë edhe në dimër. E kush tha se fëmijët në stinën e dimrit duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi? E dini se sistemi i tyre imunitar përforcohet ndjeshëm nëse e lejoni të luajë jashtë shtëpisë edhe nëse moti është i ftohtë? Nëna! I ftohti nuk e sëmur fëmijën tuaj, mjafton që ai të jetë veshur në mënyrën e duhur. Një fëmijë e dëmton më tepër qëndrimi për një kohë të gjatë vetëm brenda ambienteve të ngrohta.
  2. Dieta ushqimore. Dieta e shëndetshme është shumë e rëndësishme për të forcuar sistemin imunitar të fëmijës. Ajo duhet të jetë e ndryshme cdo ditë, dhe kryesisht duhet të përmbajë sa më shumë fruta dhe perime, peshk, bishtajore dhe drithëra, mish të bardhë, vezë dhe djathë pa yndyrë, të cilat i sigurojnë trupit sa më shumë proteina.
  3. Higjena e duarve. Fëmijët duhet të lajnë disa herë në ditë duart me sapun, veçanërisht pasi kanë shkuar në banjo apo para se të hanë ushqim. Gjithashtu duart duhet të thahen shumë mirë, kjo pasi lëgështira është një terren shumë i përshtatshëm për viruset dhe bakteriet.
  4. Mirëqënia e zorrëve. Kjo mirëqënie sigurohet nga ushqyerja e pasur me prebiotikë dhe produkte qumështi. Fëmija duhet të konsumojë sasi të mira kosi dhe qumështi gjatë ditës.
  5. Gjumi dhe rutina e mirë. Gjumi i qetë dhe i mirë favorizon rritjen e sistemit imunitar të fëmijës. Ai duhet të shkojë në shtrat gjithmonë në të njëjtën orë si edhe duhet të ketë një rutinë të mirë gjatë ditës.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X