I porsalinduri fle pak? Ja si duhet te veprojne prinderit

0 0

Problemet me gjumin janë shumë të shpeshta tek bebet e vogla, duke bërë që e gjithë familja në mëngjes të jetë tepër e lodhur. Kjo për të është diçka tepër normale duke qënë se ende nuk është përshtatur me botën e jashtme, dhe ndërkaq ai i përshtat ritmet gjumë-zgjim, në bazë të nevojave të tij, pra të urisë dhe etjes.

Sa duhet të flejë një bebe?

Kjo është një nga pyetjet e para që zakonisht përshkon mendjen e nënës në momentin që fëmija ka probleme me gjumin. Zakonisht bebet duhet të zgjohen çdo 3-4 orë për të përmbushur nevojat e tij ushqyese, dhe ndërkaq gjatë kësaj kohe duhet të theksojmë se fëmija është ende nën ndikimin e hormoneve që ka marrë nga nëna, dhe kryesisht të kortizolit që shkakton gjendjen e gjumit.

Gjatë muajve të shtatzanisë zakonisht ndodh që në momentin që nëna fle fëmija shkelmon dhe anasjelltas, dhe ky mekanizëm do të vazhdojë të “praktikohet” nga bebja edhe përgjatë disa javëve pas lindjes. Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri por në përgjithësi fëmija fle 16-18 orë në ditë duke u zgjuar çdo 3-4 orë.

Kur fillon të ndryshojë ritmi i gjumit të fëmijës?

Në momentin që fëmija shkon 3-4 muajsh gjumi fillon të jetë më i përqëndruar kryesisht gjatë orëve të natës, gjatë së cilës fle deri në 14-15 orë. Duke filluar nga muaji i 6 shumë fëmijë fillojnë të flejnë përgjatë gjithë natës dhe me kalimin e kohës orët e gjumit reduktohen në 13-14 duke përfshirë edhe ato të dremitjeve gjatë ditës.

Si ta ndihmojmë një fëmijë të flejë?

Fëmija mund të grindet në gjumë nëse ka një bebelinë të papastër ose tepër të lagur. Lagështira në përgjithësi shkakton bezdi dhe irritim dhe këtë nuk duhet ta nënvlerësoni. Një fëmijë që nuk fle mirë mund të ketë gjithashtu edhe tepër vapë, prandaj temperatura e dhomës nuk duhet të jetë më shumë se 20-22 gradë me lagështirë 50-60%. Një fëmijë që kërkon të rrijë vetëm në krah ka nevojë për siguri dhe nëse e lëshoni nga krahët ai nuk do të flejë aspak i qetë. Mund të provoni ta ndihmoni duke vendosur zhurmat e bardha pasi do ta bëjnë fëmijën të ndihet si në barkun e nënës. Tharrësja e flokëve do të ishte një mjet perfekt për të krijuar zhumat e bardha.

Lexoni dhe:Çrregullimet e gjumit tek fëmija, cilet jane shkaqet dhe si ti trajtojme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X