Jemi në park dhe fëmijët janë vendosur në rradhë për të hipur në një lodër të caktuar, por midis fëmijëve dallon një që i përdor lodrat pa marrë në konsideratë se fëmijet e tjerë janë duke pritur të bëjnë të njëjtën gjë. Nga ana tjetër dëgjohet babai i tij që i thotëshokut të vet: “shiko sa dinak është”. I dashur baba, fëmija juaj nuk është dinak, ai është i paedukatë dhe për këtë fajtor jeni ju!
Si mundet një prind të mbrojë një veprim të gabuar të fëmijës? Si mundet një prind të qeshë para një xhesti të paedukatë të fëmijës së tij? E dini se nëse justifikoni veprime të tilla fëmija juaj nuk do të ketë asnjëherë respekt për tjetrin, dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për moshën e fëmijërisë? E dini ju prindër se jeni duke rritur dhe edukuar kolegun e punës, babain, nënën, bashkëshortin apo bashkëshorten e dikujt tjetër, dhe këtë keni detyrim ta bëni në mënyrën më të mirë të mundshme?
Keni dëgjuar sa janë shtuar rastet e bullizmit dhe jo vetëm në shkollë, por kudo, në autobus, në rrugë etj. Nëse ndodh diçka e tillë mësuesja ka për detyrë t’ju njoftojë se fëmija juaj është i tillë, ndërsa ju keni për detyrë ta bëni të kuptojë se veprime të tilla nuk janë të hijshme (duke qënë se nuk e keni bërë më parë!).
Gjithcka vjen natyrshëm!
Nëse ju falenderoni, përshëndesni, flisni me mirësjellje edhe tek fëmija këto do të vijnë natyrshëm dhe nuk do të gjendeni në situata kritike të shkaktuara nga mungesa e edukatës së fëmijës. Të gjthë prindërit duhet të kenë kujdes në lidhje me mënyrën si flasin, për shembull nëse ka diçka që nuk ju duket e drejtë tek mësuesja, nuk duhet të shprehni pakënaqësi në sytë e fëmijës, në të kundërt ai do të ndihet i autorizuar të silet si të dojë duke qënë se ka mbrojtjen tuaj. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në raste të tjera, si për shembull nëse jeni duke ngrënë dicka në një lokal me fëmijën dhe kur çoheni vini re se ai ka bërë shumë pis vendin. Në këtë rast duhet të pastroni para se të largoheni dhe më pas t’i shpjegoni fëmijës se herën tjetër duhet të tregojë kujdes dhe të përpiqet të hajë në mënyrë të edukuar.
Ju mund ta lavdëroni fëmijën tuaj, por pa e bërë të ndihet i gjithëfuqishëm. Mos harroni se egocentrizmin nga sjelljet e paedukata i ndan vetëm një hap.
Ju jeni përgjegjës nëse fëmija juaj është i paedukatë, ju duhet të dini se të edukosh një fëmijë nuk nënkupton mbushjen e një kove me ujë, por ndezjen e një zjarri!
Lexoni dhe:6 gjërat që një nënë nuk duhet të bëjë me fëmijën
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu