Në shekullin e fundit përkufizimi i termit autizëm dhe tërësia e problemeve dhe shqetësimeve të personave të prekur, jo vetëm që ka ndryshuar, por ndonjëherë është bërë shkak që të lindin keqkuptime. Le t’i hedhim një sy historisë së autizmit, diagnozave dhe informacioneve lidhur me të.
Çfarë është autizmi?
Autizmi është termi i shkurtuar që përdoret për “çrregullime të spektrit autik” që karakterizohet nga:
– Probleme të vazhdueshme me komunikimin dhe ndërveprimin social;
– Simptoma që shfaqen që në vitet e para të jetës;
– Sjellje dhe aktivitete të përsëritura gjithmonë;
– Simptoma që dëmtojnë rëndë edukimin, socializimin dhe funksione të tjera
Quhet spektri i çrregullimeve për shkak të shumëllojshmërisë së simptomave, nivelin të dëmtimit dhe përhapjes së gjerë.
Nga vjen fjala autizëm?
Termi autizëm vjen nga greqishtja e lashtë “autos” që do të thotë “vetja, uni”. Kjo fjalë e përcakton shumë mirë natyrën e autizmit, tërësisht e tërhequr nga ata që e rrethojnë dhe e përqëndruar tek vetja.
Viti 1911
Për herë të parë psikoterapisti zviceran Eugen Bleuler e përdori këtë term duke iu referuar disa simptomave të skizofrenisë.
Vitet 1920
Besohej se autizmi shkaktohej si pasojë e dietës së gabuar ushqimore (përfshirë ato me përmbajtje të lartë gluteni) dhe mënyra e trajtimit të këtij problemi fokusohej në trajtimin ushqimor.
Vitet 1930
Në këtë periudhë autikët trajtoheshin me terapi elektrokonvulisive, kur shufra elektrike kalonin në tru për të korrigjuar çrregullime të ndryshme mendore. Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm, ende përdoren këto metoda në raste të rralla.
Vitet 1940
Për herë të parë termi autizëm u përdor për të përshkruar fëmijë me probleme emocionale.
Viti 1943
Këtë vit, psikoterapisti Leo Kannere përkufizoi autizmin si “mungesë afeksioni për kontakt me të tjerët, magjepsje pas objekteve dhe dëshirë për të njëjtat gjëra, pa komunikuar, derisa fëmija të bëhet 30 muajsh”.
Viti 1944
Shkencëtari gjerman Hans Asperger bëri lidhjen mes autizmit dhe skizofrenisë.
Vitet 1950
Besohej se shfaqja e autizmit lidhej me problemet me të ftohtin dhe pakujdesinë e nënave.
Vitet 1960
Shumë kura filluan të përdoreshin për të trajtuar autizmin, por ende nuk ishte kuptuar qartë se çfarë i qetësonte fëmijët autikë. Fëmijët që trajtoheshin për të rregulluar sjelljet antisociale përjetonin dhimbje.
Viti 1965
Psikoanalisti amerikan Bernard Rimland themeloi për herë të parë grupin “Shoqëria Amerikane e Autizmit”.
Vitet 1980
Përfundimisht autizmi u nda nga skizofrenia dhe u prezantuan shumë terapi të reja për trajtimin e pacientëve.
Vitet 1990
Terapitë e përdorura me fëmijët autikë evoluan shumë. Përdoreshin metodat ku fëmijët i detyronin të bënin sjellje të caktuara sociale si shikimi në sy etj.
Ditët e sotme
Sot situata ka ndryshuar, që nga shtimi i personave që shfaqin këto çrregullime deri tek mënyra si trajtohen.
Aktualisht 1 në 68 fëmijë është i prekur nga autizmi, për djemtë raporti është 1 në 42.
1 në 10 fëmijë me autizëm kanë gjithashtu sindromën down.
Prindërit që kanë fëmijën e parë autik, kanë shumë gjasa të lindin një tjetër fëmijë autik.
Lexo edhe: Pyetesori i ri qe dallon autizmin
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu