Hipoglicemia është një problem që mund të shfaqet edhe tek bebet dhe i referohemi uljes së nivelit të sheqerit në gjak nën vlerat normale (nën 50 mg).
Tek cilët fëmijë mund të shfaqet hipoglicemia?
Më të prirur janë bebet që:
- Kanë ardhur në jetë nga nënat diabetike duke qënë se glukoza ka dalë nga trupi i tyre nëpërmjet kordonit ombelikal;
- Kanë ardhur në jetë shumë herët ose nuk ka pasur zhvillimin që i takon për javën e shtatzanisë;
- Kanë një peshë shumë të vogël në lindje apo mosfunksionim të mirë të mëlcisë;
- Janë shumë të zhvilluar për javën që kanë lindur, dhe kjo mund të shkaktohet edhe nga diabeti i nënës.
Gjithashtu shfaqjen e këtij problemi e favorizon edhe:
- Kequshqyerja e nënës në shtatzani;
- Sasia e madhe e insulinës së prodhuar nga nëna diabetike;
- Disa probleme në gjak. Kur nëna dhe fëmija nuk kanë përputhshmëri në tipin e gjakut;
- Defektet në lindje dhe problemet metabolike;
- Asfiksia në momentin e lindjes;
- Stresi i shkaktuar nga temperaturat e ulëta, pra kur fëmija ka shumë ftohtë;
- Infeksione të ndryshme;
- Sëmundje të mëlcisë.
Cilat janë simptomat që fëmija paraqet?
Ato mund të mos jenë të njëjta tek fëmijë të ndryshëm, megjithatë ndër më të shpeshtat do të përmendnim:
- Dridhjet;
- Cianoza (lëkura merr ngjyrë blu);
- Apnea (ndalimi i frymëmarrjes);
- Hipotermi (temperaturë e ulët e trupit);
- Muskujt janë shumë të dobët (nuk kanë tonifikimin e duhur);
- Ushqyerja është e dobët;
- Letargji etj.
Si veprohet në këtë rast?
Pasi ka diagnostikuar problemin me anën e një analize gjaku, mjeku mund të bëjë trajtimin e fëmijës duke i dhënë glukozë nëpërmjet mënyrës që ai e konsideron si më të përshtatshmen për fëmijën, duke përfshirë edhe mundësinë e futjes së glukozës në ujin e qumështit të formulës. Nga ky moment fëmija mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu