Hera e pare qe keni shkuar ne shtëpine e bashkeshortit tuaj!

0 1

Ky ëshë një moment shumë i rëndësishëm në jetën e femrës, ajo lë familjen e
saj dhe shkon të jetojë në familjen e personit që ka zgjedhur për të kaluar
pjesën tjetër të jetës, me personin që ka zgjedhur të krijojë familjen e re, të
sjellë në jetë fëmijët e saj. Pra në lidhjen e tyre nuk ka rëdnësi vetëm dashuria
dhe mirëkuptimi që kanë me njëri-tjetrin por edhe marrëdhënia që krijohet që
në fillim mes gruas dhe familjes së bashkëshortit.
Duke qënë kështu, kemi zhvilluar në “Koha të bisedojmë” ditën e enjte një
diskutim që ka pasur si temë mënyrën si ju kanë pritur familjarët e
bashkëshortit ditën e parë të takimit!

Si janë shprehur nënat?

  • Mirë më kanë pritur, u ambientova shumë shpejt edhe pse ka
    vështirësitë e saj edhe kjo gjë.
  • Unë me bashkëshortin tim kemi qënë shokë në lagje dhe ata më
    njihnin mua dhe unë ata. Por për mua takimi i parë ishte disi i
    sikletshëm, më dukeshin si njerëz të tjerë dhe jo ata që kisha njohur
    prej vitesh.
  • Herën e parë u ndjeva direkt si në shtëpinë time dhe më pritën
    shumë mirë. Edhe vjehrri me priti shumë mirë.

Përse kjo marrëdhënie është kaq e rëndësishme?

Edhe pse në shoqërinë tonë tashmë ka filluar të zgjerohet në masë të jetuarit
në shtëpi më vete, pra jo me prindërit e djalit, nuk mund të themi se ky
fenomen është zhdukur totalisht. Në këtë moment, stabilizimi i një
marrëdhënie të mirë mes vjehërrve dhe nuses është tepër i rëndësishëm.
Konflikti vjehërr-nuse është i vjetër sa bota, dhe ndonjëherë ajo që e
“përcakton” le të themi se si do të jetë kjo marrëdhënie, është pikërisht takimi
i parë, mënyra si ajo e pret nusen ditën e parë që ajo hyn në shtëpi, e madje
rëndësi për nusen e re kanë edhe detajet e vogla që vjehrra shpreh karshi saj.

Përse flasim vetëm për mikpritjen e vjehërrve?

Nuk mund të anashkalojmë edhe rëndësinë e sjelljes së nuses, por më tepër
rëndësi i kushtojmë mënyrës si prindërit e burrit e presin atë sepse është
pikërisht nusja që shkon në shtëpinë e tyre, që shkon në një ambient të huaj që
ka rregullat dhe mënyrat e veta së të jetuarit. Dhe nëse vjehrra apo vjehrri do
të sillen ashpër me nusen, ajo do të krijojë që në fillim një “mur” mes tyre si
një formë mbrojtje, sepse ajo fillon të mendojë se në shtëpinë e burrit nuk e
duan, nuk e pëlqejnë sjelljen e saj etj.
Vjehrra luan një rol tepër të rëndësishëm
Ajo luan një rol të rëndësishëm në përshtatjen e nuses së re me shtëpinë e
bashkëshortit, qoftë edhe nëse ata të dy do të jetojnë në shtëpinë e tyre. Në të
dyja rastet mënyra si do ta presë nusen e djalit do të jetë ajo që do të hedhë
bazat e një marrëdhënie të shëndetshme apo jo. Por le ta theksojmë sërish,
edhe aftësia dhe dëshira e nuses për t’u përshtatur me ato rregulla dhe rutina
që familja e burrit ka, është shumë me rëndësi.
E kush do të jetonte duke dhënë maksimumin e saj në një ambient ku gjen
persona me sjellje të ashpër dhe shtypëse në drejtim të saj?!

Nga nenat pernenat

Dërgoni edhe ju eksperiencën tuaj në [email protected]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X