Gripi tek femijet

0 0

Eshte nje shqetesim qe shfaqet me shpesh ne muajt e dimrit dhe prek femijet e te gjitha moshave, por veçanerisht ata qe shkojne ne çerdhe ose ne kopesht. Arsyeja eshte kjo, ai shfaqet nga viruse (mbi 200 viruse), ne veçanti nga viruset e hundes. Keto viruse perhapen kryesisht ne mjediset e mbushura me njerez dhe midis femijeve. Mjafton nje teshtime dhe nje pike sekrecioni (peshtyme, sekrecionet e hundes) dhe ngjitja eshte e sigurt. Nuk duhet menduar qe fajtori kryesor eshte i ftohti. Ulja e temperaturave, lageshtia dhe ndryshimet e ajrit nuk sjellin grip.
Si dallohet gripi tek femijet?
Shenjat e para jane teshtimat dhe hundet qe kullojne. Ndonjehere mund te shfaqet temperature, behet fjale kryesisht per nje temperature jo te larte, qe nuk ka nevoje per ilaçe.
Ne pritje te pediatrit
Nese femija nuk ka temperature, nuk ka nevoje te mbahet i mbyllur ne shtepi apo ne shtrat. Nese ditet jane shume te ftohta, eshte me mire te mos e nxirrni femijen jashte, sepse megjithese i ftohti nuk sjell grip, mund ta shtoje gripin. Ne kopesht eshte mire te çohet vetem kur eshte sheruar plotesisht. Kjo per dy arsye: e para, virusi i gripit bene qe femija te kapi me kollaj viruse te tjera ngjitese. E dyta, mund t’i ngjitet edhe femijeve te tjere.
Si kurohet?
Zakonisht gripi nuk kerkon nderhyrjen e pediatrit. Por nese zgjat, apo nese temperatura nuk bie, ndoshta po kalon ne nje semundje tjeter dhe ne kete rast duhet lajmeruar mjeku.
A duhet vaksinuar femija kunder gripit?
Ne rast se femija ka nje problem shendetesor kronik, ka rrezik me te madh per te kaluar infeksione me te renda pas nje gripi dhe keshillohet vaksinimi. Per kete duhet te flisni me mjekun pediater. Vaksinimi mbron nga gripi per rreth nje vit. Por duke qene se vazhdimisht qarkullojne viruse te reja gripi, vaksina nuk ofron nje mbrojtje te qendrueshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X