“Gripi i stomakut”, si përhapet dhe si parandalohet?

0 0

 

Diarreja, përzierjet e të vjellat  janë një inflamacion i zorrëve, të shkaktuara nga një grup bakteresh, që ngatërrohen me virusin që shkakton gripin. Por në të vërtetë janë diçka krejtësisht tjetër dhe emri mjekësor i këtij inflamacioni është  “gastroenteriti viral”.

Mikrobet janë të lehta për t’u transmetuar dhe të vështira të kalohen.

Si përhapet gripi i stomakut?

 Një nga mënyrat, por jo shumë e shpeshtë është ngrënia e ushqimit të kontaminuar.

Por mënyra më e zakonshme e përhapjes është kalimi nga personi në person. Viruset që shkaktojnë këto simptoma janë më ngjitëset që mund të ekzistojnë.

Kontakti mund të nënkuptojë frymëmarrjen e mikrobeve ajrore pasi dikush vjell apo kollitet. Ose shtrëngimi i duarve, apo ngrënia e ushqimit të përgatitur nga një person i sëmurë.

Kur është ngjitës?

 Për fat të keq, viruset e ndryshme përgjegjëse për gripin e stomakut mund të jenë ngjitëse para se të shfaqen simptomat dhe para se ta kuptoni se jeni sëmurë. Simptomat zakonisht fillojnë 12 deri në 48 orë pas kontaktit me virusin ose një deri në tre ditë. Por, ju mund të keni shenja përmirësimi pas 24 orësh, e megjithatë të jeni ende mbartës për disa ditë.

Si ta parandaloni?

Nëse virusi ju ka prekur, nuk keni shumë në dorë që mund të bëni, përveçse të siguroheni që pini shumë lëngje në mënyrë që të mos dehidratoheni.

Ndër masat parandaluese që mund të merrni higjiena është e para, duke larë duart me ujë të ndrohtë e sapun, pas përdorimit të tualetit, para dhe pas kontaktit me ushqime etj.

Gjithashtu duhet të qëndroni sa më larg personave të prekur.

Lexo edhe: Dhimbjet e stomakut dhe te barkut






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X