Gratë duhanpirëse më pak të kujdesshme për të parandaluar kancerin

0 0

Gratë që pinë duhan janë më pak të kujdesshme në lidhje me parandalimin për një diagnostikim të hershëm të kancerit. Ky është zbulimi i një studimi të ri amerikan. Vëmendja ndaj diagnozës së hershme të tumoreve zvogëlohet, si për mekanizmin e çuditshëm psikologjik me të cilin ato që pinë duhan e bëjnë këtë edhe duke e ditur se ai i shkakton dëmtim shëndetit të tyre. Ndoshta sepse duhanpirëset e dinë që po ndërmarrin më shumë rreziqe dhe prandaj largojnë mendimin e përgjithshëm për tumoret. Jo vetëm për atë të mushkërisë, të cilat dihet se lehtësohen drejtpërdrejt nga pirja e duhanit, por edhe ato që duken (gabimisht) më pak të lidhura, të tilla si ato me kolorektalin.

Sipas rezultateve të hulumtimit të kryer në Kaliforni nga Universiteti Stanford dhe botuar në BMJ Open, gratë që pinë duhan lënë pas dore kujdesin për parandalim më shumë se ato që nuk pijnë. Këtu përfshihen rutinat e mamografisë, paptestit apo testeve të tjera diagnostikuese. Nga ana tjetër, gratë që kanë lënë duhanin janë më të kujdesshme në lidhje me parandalimin, madje edhe se ato që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Rëndësia e diagnozës së hershme

Studiuesit analizuan rreth 90,000 gra në postmenopauzë. Pas nëntë vjet vëzhgimi, mbi 7,000 gra kanë zhvilluar kancer të gjirit. Ndërsa 1600 u prekën nga kanceri i zorrës së trashë. Rezultatet e studimit treguan se gratë duhanpirëse tentojnë të nënvlerësojnë rëndësinë e diagnozës së hershme në luftën kundër kancerit të gjirit. Ndoshta nga frika e zbulimit të dëmit që ka shkaktuar duhani.

Në fakt, duhanpirëset ishin 45 për qind më pak të gatshme t’i nënshtroheshin kontrolleve normale për kancerin e gjirit dhe kancerin e qafës së mitrës sesa jo-duhanpirëset. Shifra bie në 30 për qind për kancerin e zorrës së trashë.

Pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe kolorektal

Megjithatë duhanpirëset u zbulua se kishin një rrezik tre herë më të madh për tu diagnostikuar me kancer të përparuar të gjirit dhe më shumë se dy herë më të madh për kancerin e zorrës së trashë në krahasim me gratë që nuk kishin pirë kurrë duhan.

Studimi Amerikan është vetëm vëzhgues, ai nuk demonstron marrëdhënien shkak-pasojë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se pirja e duhanit nuk ka vetëm efekte të drejtpërdrejta negative në shëndet. Gratë që pinë duhan, të cilat janë më pak të prirura për shqyrtimin e kancerit, do të rrezikonin të kapnin diagnozën shumë vonë.

Lexo edhe: Nëse nëna pi duhan në shtatzani, fëmija mund të lindë me problem të lëkurës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X