Gjidhënia dhe pompimi në publik, ka edhe gra kundër

Sondazhi thotë se një në katër njerëz e gjejnë të papërshtatshme për një femër që të ushqejë fëmijën ose të përdorë pompën e gjirit në publik. Njëzet e pesë për qind e femrave mendojnë në këtë mënyrë krahasuar me 22 për qind të meshkujve.




0 0

Përkundër faktit që ushqyerja me gji në publik është e ligjshme në shumë shtete, ka ende njerëz që ky veprim u duket i turpshëm dhe ofendues. Ajo që është edhe më kontradiktore është se ka më shumë gra sesa burra që mendojnë se është e gabuar gjidhënia në ambiente publike. Mund t’ju duket e pabesueshme, por një sondazh nga një kompani e specializuar në ndihmën e nënave shtatzëna dhe gjidhënëse ka nxjerrë këtë rezultat.

Gjidhënia dhe shtrydhja e gjirit në publik

Kompania ka anketuar më shumë se 1,000 njerëz në SHBA për të kuptuar ndjenjat e tyre mbi ushqyerjen me gji dhe pompimin. Sondazhi thotë se një në katër njerëz e gjejnë të papërshtatshme për një femër që të ushqejë fëmijën ose të përdorë pompën e gjirit në publik. Njëzet e pesë për qind e femrave mendojnë në këtë mënyrë krahasuar me 22 për qind të meshkujve.

Restorantet

61 për qind e njerëzve mendojnë se është “e papranueshme” për një nënë të ushqejë foshnjën e saj me gji ndërsa është jashtë për të ngrënë.

Një në tre gra thonë se ndihen jo mirë kur shohin dikë që ushqen me gji fëmijën e tyre, sepse gjidhënia është shumë personale. Kjo mund të jetë arsyeja pse rreth 93 për qind e grave mendojnë se hapësirat publike duhet të ofrojnë një dhomë për laktacion.

Pompimi në ambientet e punës

Nëse pyesni një nënë që po kthehet në punë pas lindjes, ka të ngjarë që ajo të tregojë se një nga pjesët më të vështira rreth këtij tranzicioni është të gjejë se ku dhe kur do të shtrydhë gjirin. Pavarësisht se 90 për qind e njerëzve mendojnë se gratë duhet të pompojnë në punë, 41 për qind e meshkujve dhe 25 për qind e grave nuk mendojnë se punëdhënësit duhet të kenë hapësirë për pompimin e gjirit. Madje 21 për qind e meshkujve nuk mendojnë se duhet të ofrohen ndërprerje në orarin e punës për pompimin e nënave të reja, krahasuar me vetëm 9 për qind të grave.

Mungesa e mbështetjes nga kolegët është kryesisht përgjegjëse përse disa gra ndalojnë dhënien e gjirit më herët se sa kishin planifikuar. Kjo është arsyeja pse mbështetja e kolegëve është çelësi i suksesit të gjidhënies për nënat që punojnë.

Këshilla më e mirë?

Njihini të drejtat tuaja dhe jini gati të jeni avokatja e vetes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X