Gjakderdhja nga hunda e femijes

0 0

Në një moment të tillë e gjithë familja mund të ndihet në ankth. Fëmija fillon të qajë i frikësuar dhe të gjithë pjesëtarët e familjes fillojnë të mendojnë se çfare mund ta ketë shkaktuar këtë shqetësim.

Çfarë është gjakderdhja nga hunda?

Ky është një fenomen që ndodhjo rrallë tek fëmijët dhe fillon të zhduket me rritjen e tij, si pasojë e maturimit të membranave të brendshme nazale. Kjo është arsyeja se përse ky fenomen shfaqet më rrallë tek të rriturit.

Hemorragjia

Zakonisht shfaqet vetëm nga njëra anë e hundës së fëmijës dhe ka ngjyrë të kuqe të qartë. Zakonisht një episod i tillë nuk zgjat më shumë se 5 minuta. Nëse hemorragjia zgjat dhe gjaku ka ngjyrë të errët duhet të shkoni tek mjeku.

Çfarë e shkakton gjakderdhjen?

Duke qënë se membranat janë të dobëta do të mjaftonte një ftohje, teshtimë e fortë, vendosja e një gishti Brenda hundës, qëndrimi në ambiente shumë të thata, temperaturat shumë të larta, etj për të  shkaktuar gjakderdhje të menjëhershme.

Si mund të ndalojmë gjakderdhjen?

Një metodë që përkeqëson situatën është ngritja e kokës së fëmijës në pozicion lart dhe mbrapa, kjo pasi me gëlltitjen e gjakut tek fëmija mund të provokohen të vjella. Edhe vendosja e pambukut në hundë nuk është metoda e duhur. Çfarë duhet të bëjmë? Uleni fëmijën në një kolltuk/krevat dhe e bëni të mbështesë kokën duke e këshilluar të mos lëvizë derisa të ndalojë gjakderdhja. Mund të vendosni tek hunda e fëmijës një facoletë me ujë të ftohtë për të favorizuar ndalimin e gjakderdhjes. Nëse nuk mundeni ta ndaloni hemorragjinë duhet të kërkoni ndihmën e mjekut.

Përdorimi i Nurofen

Në farmaci ekziston edhe një shurup “Nurofen” i cili favorizon koagulimin e gjakut. Pra ju mund të përdorni edhe këtë medikament, gjithmonë duke marrë më pare edhe mendimin e mjekut pediatër.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X