Gjakderdhja gjatë ovulacionit: A është normale dhe pse ndodh?

A keni përjetuar ndonjëherë gjakderdhje të lehta kur keni qenë duke ovuluar?




0 0

Sipas një studimi, rreth 4.8% e grave përjetojnë gjakderdhje të lehta në mes të cikleve të tyre menstruale. Gjakderdhja e ovulacionit mund të ndodhë, por jo të gjitha gratë mund ta përjetojnë atë.

A është gjakderdhja gjatë ovulacionit normale?

Po, gjakderdhja gjatë ovulacionit ose njollat e gjakut janë mjaft normale për disa gra. Kjo mund të ndodhë në kohë të ndryshme gjatë ciklit dhe për shkak të arsyeve të ndryshme. Nuk ka mënyrë të sigurt për të kuptuar nëse ajo që po përjetoni është shfaqja e menstruacioneve ose gjakderdhja nga ovulacioni.

Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes gjatë ovulimit?

Megjithëse mund të ketë shumë shkaqe të mundshme për gjakderdhjen gjatë ovulacionit, ekzistojnë dy arsye të njohura që me siguri sjellin gjakderdhje apo njollosje gjatë ovulacionit:

  • Një rënie në nivelet e estrogjenit gjatë ovulacionit e bën shtresën brenda mitrës të hollohet dhe të nxjerrë jashtë një pjesë të indit të saj. Kjo mund të rezultojë në gjakderdhje nga mitra rreth kohës së ovulimit. Kur veza lirohet, vezoret shtyoen dhe rrjedhin gjak, duke e lënë gjakun të kalojë nepermjet tubave te folikulave.

Arsyet e tjera që shkaktojnë gjakderdhje ose njolla gjatë ovulimit janë si më poshtë:

  • Rrezik i vogël: Periodat e para. Po provoni kontraceptivë të rinj. Po përjetoni perimenopauzë. Thatësi vaginale. Stres. Ovulacion i vonuar. Periodë e pjesshme ose e vonuar.
  • Rrezik i ulët deri në të mesëm: Dëmtim vaginal, nëse është futur ndonjë objekt në vaginë ose prolapsi uretrale.
  • Rrezik mesatar: Mbetja shtatzanë. Nivele të ulëta të tiroideve. Humbja e shtatzënisë. Marrja e antikoagulantëve. Gërryerja e qafës së mitrës. Nëse keni pasur një abort së fundmi ose simdromi ovarian policistik.
  • Rrezik i mesëm deri në të lartë: Sëmundja seksualisht e transmetueshme (STD). Cist ovarian. Fibroids uterine. Polipe. Adenomiosis.
  • Rrezik i lartë: Sëmundja inflamatore e pelvikut (PID). Shtatzëni ektopike. Kancer.

Si duket ovulimi me  gjakderdhje?

Gjakderdhja e ovulacionit është më e vogël sesa gjakderdhja menstruale, dhe është ose e kuqe ose e kuqe e errët.

A është gjakderdhja ose njollat gjatë ovulimit  shenjë se në ato ditë jeni më pjellore?

Megjithëse gjakderdhja ose njollosja gjatë ovulacionit është një shenjë pozitive, jo çdo grua e përjeton atë dhe për këtë arsye nuk mund të jetë një shenjë e besueshme e pjellorisë. Të kuptuarit e ovulacionit tuaj duke gjurmuar datat ose duke përdorur testet e parashikimit të ovulacionit është një mënyrë më e mirë për të zbuluar ditët më fertile. Kënaqësia gjatë marrëdhënieve seksuale kur të jeni më afër ovulacionit do të rrisë shanset tuaj për ngjizje.

Kur ndodh gjakderdhja gjatë ovulacionit?

Njollosja gjatë ovulacionit zakonisht ndodh para, pas ose gjatë ovulacionit, pra ndërmjet 11 dhe 21 ditëve pas ditës së parë të periodës suaj të fundit. Mund të ndodhë më herët ose më vonë varësisht nga kohëzgjatja e ciklit menstrual.

Sa kohë duhet të zgjasë gjakderdhja e ovulacionit?

Gjakderdhja gjatë ovulacionit zakonisht zgjat disa orë në një ditë, por në disa gra mund të zgjasë dy ose tre ditë.

A e tregon gjakderdhja gjatë ovulacionit se jeni shtatzënë?

Gjakderdhja e ovulacionit në mes të ciklit menstrual nuk do të thotë që jeni shtatzënë. Do të thotë që je pjellore. Dhe kjo rrit shanset për të mbetur shtatzënë.

Lexo edhe: A është normale gjakderdhja pas rifillimit të kontraceptivëve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X