Frutat qe duhet te haje nje bebe per cdo muaj dhe vlerat e tyre

0 0

Duke qënë se ushqyerja e fëmijës është shumë e rëndësishme ne do të përpiqemi t’i kushtojmë asaj rëndësinë e duhur duke sjellë sa më shumë informacion tek nënat. Edhe sot duam t’ju këshillojmë të hiqni dorë nga termat “çfarë na ka gjetur ne” dhe të mundohemi të ndjekim këshillat e mjekëve për një shëndet më të mirë të fëmijës. Mbani mend se ushqyerja e mirë është kulturë!
Frutat, një oaz mirëqënie për fëmijën!
Avokado. Një frut i mrekullueshëm që mund të prezantohet në fillim të ushqyerjes me ushqime të ngurta (që nga muaji i 4-5).
Molla. “Një mollë në ditë, një mrekulli për shëndetin”. Fëmija mund ta hajë nga muaji i 4.
Kajsitë. Janë të pasura me beta karoten (Vitamina A), vitaminë C etj. Mund të konsumohen rreth muajit 8-10.
Bananet. Janë shumë të pasura me vlera ushqyese dhe mund të konsumohen rreth muajit të 6.
Boronicat. Janë shumë të pasura me antioksidantë, fibra, Vitaminë A dhe C. Mund të konsumohen rreth muajit të 8.
Pjepri dhe shalqiri. Është i pasur me vitaminë A, C dhe kalçium. Ka gjithashtu një përmbajtje të mirë të beta karotenit i rëndësishëm për zhvillimin e syve dhe shikimit. Mund të konsumohen rreth muajit të 12.
Qershitë. Janë shumë të pasura me vitamina. Mund të konsumohen rreth muajit të 24 pasi mund të shkaktojnë alergji dhe diarre tek fëmija.
Portokalli. Është shumë i pasur me vitaminën C por nuk duhet të konsumohet para vitit të parë të jetës.
Rrushi. Është i pasur me vitamina dhe kalçium. Fëmija mund ta hajë nga mosha 12-24 muajsh. Idealja do të ishte 24 muajsh.
Kiwi. Është shumë i pasur me vitaminë C, fibra kalium dhe folate. Fëmija mund ta konsumojë nga muaji 8-10.
Mango. Është e pasur me vitaminën K dhe mund të konsumohet nga fëmija në muajin 8-10.
Pjeshkët. Kanë efekt diuretik dhe laksativ. Mund të konsumohen në muajin e 8-10.
Kumbullat dhe dardhat janë shumë të pasura me fibra. Mund të përdoren që në fillimet e ushqyerjes.

Lexoni edhe: Si te pergatisim purene e femijes? 12 kombinime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X