Foshnja mbretërore/ Sa afër lindjes është Meghan Markle?

0 0

Ditën e djeshme Meghan Markle bëri një dalje publike duke shkuar në një qendër tregtare në Londër dhe të gjithë mediat ndërkombëtare shkruan rreth pamjes së saj.

Dukesha e Sussex dukej se shkëlqente nën veshjet e shtrenjta që kishte zgjedhur ndërsa u komentua gjatë nuri që ajo ka marrë në këto muaj shtatzënie.

Në fakt shtatzënia e saj ka qenë shumë e përfolur që në fillimet e saj, ndërsa mediat angleze shkruajnë se Meghan mund të jetë në javën e 26 të shtatzënisë. Do të jetë pranvera e 2019 që do të zbulojë datën e lindjes së dukeshës, por megjithatë portalet kanë shkruar rreth kohës kur mendohet se do të lindë princi ose princesha e vogël.

Burimet nga familja mbretërore kanë thënë për portalin “Parents” se më 15 tetor Markle bëri vizitën e saj të radhës ku ishte 12 javëshe shtatzënë. Pra aktualisht ajo është në javën e 26-të të shtatzënisë ndërsa të gjithë janë kuriozë se si do të quhet foshnja mbretërore.

meghan shtatzene

Në javën e 26 të shtatzënisë lëvizjet e foshnjës i ndiejnë edhe personat që janë afër ndërsa bebit në barkun e nënës fillojnë t’i formohen vetullat dhe qerpikët si dhe ndien zhurmat e jashtme.

Edhe pse fiziku i Meghan nuk e tregon fare, është normale që ajo të ketë fituar rreth 7 kilogramë në 26 javë. Mund të tingëllojë shumë dhe ndoshta dukesha nuk e pëlqen këtë fakt, ajo madje bëri një batutë në dhjetor kur tha se ndihej “shumë shtatzënë”. Por pjesa më e madhe e peshës së saj mund t’i atribuohet peshës së foshnjës, rritjes së gjakut dhe volumit të lëngjeve, fryrjes së gjoksit, placentës dhe lëngjeve amniotike.

Kujtojmë se ky do të jetë fëmija i parë për Princin Harry dhe bashkëshorten e tij, e cila ka qenë më parë e martuar por nuk ka pasur fëmijë. Martesa e tyre ka qenë një ndër më të komentuarat në vitin 2018 edhe për shkak se vërtetoi që princin mund ta gjesh edhe nëse je më e madhe se ai (pasi Markle është 4 vite më e madhe në moshë se Harry), edhe nëse ke qenë e martuar më parë apo edhe nëse nuk je shumë e pasur.

Në gjithë këto muaj Meghan ka lënë në hije kunatën e saj Kate Middelton ndërsa është përfolur shumë edhe për një grindje mes atyre të dyjave.

meghan markle

Lexoni edhe: Princi, një bashkëshort për t’u marrë shembull, heq dorë nga dëshirat e tij për gruan shtatzënë

dukesha e susexx meghan markle (2)






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X