loading

Fjalët e para që fëmija juaj thotë mund të tregojnë gjëra të mrekullueshme për të ardhmen e tij

A ka nisur të flasë i vogli juaj? Apo jeni ende duke pritur me entuziazëm fjalët e para që ai do të thotë?




0 1

Të vegjlit fillojnë të shprehen me tinguj që kur janë rreth tre muajsh. Tingujt e zhurmshëm që bën fëmija në këtë kohë janë shumë të bukura. Më pas kur fëmija bën gjashtë muajsh ai fillon të përdorë gjuhën, buzët për të nxjerrë rrokje që sigurisht janë të rastësishme. Ai mund të fillojë të mbajë mend tinguj.

Më pas fillon të flasë fjalët e tij të para. Ndërsa fjalët që rimojnë si baba dhe mama janë shumë të zakonshme, disa foshnja mund të zgjedhin diçka krejtësisht të ndryshme për të filluar të folurën e tyre.

Sipas shkencës, ka disa fakte interesante që mund të nxirrni nga fjalët që i shtrenjti juaj zgjedh të thotë në herët e tij të para.

  1. A thotë fëmija juaj mama apo baba më shumë? Fjalët e para kanë një kuptim interesant. Sipas studimit foshnjat që janë gjashtë muajsh e kuptojnë se nëna dhe babai janë të ndryshëm dhe ata i njohin të dy prindërit, duke i pasur të dy të rëndësishëm. Është vërejtur se foshnjat thonë më shumë mama sesa baba. Lajm i mirë është se arsyeja është thjesht teknike: është shumë më e lehtë të thuhet mama se baba. Mama mund të prodhohet thjesht duke mbyllur dhe duke hapur gojën, ndërsa tingujt si ‘b’ ose ‘p’ përfshijnë edhet buzët! Kështu, nëse fëmija juaj zgjedh të thotë “mama” si një nga fjalët e tij të para, ai sinjalizon se zhvillimi i tij gjuhësor është në rrugën e duhur dhe gjithashtu se ju jeni regjistruar në mendjen e tij si një person shumë i rëndësishëm.
  2. Fjalët e para gjithashtu mund të tregojnë se kë sheh fëmija juaj si familjar. Sfera e bisedës së foshnjës është ende misterioze. Por për një gjë jemi të sigurt: fjala e parë e një fëmije ka shumë më shumë gjasa të jetë diçka që ata shohin çdo ditë dhe jo diçka që u thuhet ta përsërisin. Pra, nuk do të bëjë asgjë nëse ulesh pranë fëmijës dhe i kërkon atij të përsërisë diçka pas teje. Ka më pak gjasa të funksionojë nëse objekti që ju thoni ose personi që ju përmendni nuk ka një prezencë të qëndrueshme në botën e fëmijës suaj. Ja se çfarë thonë ekspertët: nëse baballarët duan që foshnjat e tyre të thotë “baba”, aq sa thërret “mama”, atëherë ata duhet të bëjnë pjesën e tyre të kujdesit. Ata duhet të jenë në sfondin vizual të foshnjës së tyre dhe të kalojnë kohë me të në mënyrë që fëmija ta shohë si një model.
  1. Fjalët e para të foshnjes suaj tregojnë shumë për kulturën dhe botëkuptimin e tij. Një numër studimesh kanë lidhur qartë natyrën e fjalëve të para me kulturën tonë. Për shembull, fëmijët amerikanë ka gjasa që të fillojnë të flasin duke përmendur një objekt të rëndomtë si “top”, ndërsa fëmijët kinezë kanë më shumë gjasa të fillojnë të flasin duke përmendur emrin e një personi ose një folje. Kjo e hedh poshtë teorinë se fjalët e para varen vetëm nga ajo që është më e lehtë të shprehet. Pra, nëse i vogli juaj ka fjalë të parë “baba” ose “nëna” (për gjyshërit) kjo tregon se ai ka marrë shumë nga kultura pra fëmija është i vetëdijshëm.
  1. Zgjedhja e fjalëve të para mund të zbulojë sa i kujdesshëm dhe shprehës do jetë fëmija kur të rritet. Ja çfarë ka ndodhur me një nënë dhe fëmijën e saj. Ajo tregonte në internet mënyrën se si fëmija i saj thoshte si fjalë të parë “atë” për çdo gjë të re që shihte. Ai vazhdonte të thoshte “atë, atë” gjatë gjithë ditës dhe kur u rrit ai ishte vërtet një fëmijë shumë I vëmendshëm ndaj gjithçkaje që shikonte.
  1. Fjalët e para që fëmija juaj mund ose nuk mund të thotë ju japin një paralajmërim të hershëm për çrregullimin e tij në të folur apo edhe për autizmin. Kjo është shumë interesante – shkenca ka konfirmuar se mjedisi vizual i fëmijës tuaj, kryesisht gjatë kohës së ngrënies, luan një rol të madh në shprehjen e fjalëve të tij të para! Pra, objektet me frekuencë të lartë që ai sheh dhe dëgjon çdo ditë ka gjasa të bëhen fjalët e tij të para! A ka zgjedhur fëmija juaj “tas”, “lugë” ose “bluzë” si fjalët e tij të para? Mund të tregojë se përpunimi i tij vizual është në një nivel më të lartë! Ekziston edhe ana e kundërt e kësaj. Nëse i vogli juaj ka një numër të madh objektesh që e rrethojnë ai do ta ketë mjaft të lehtë të thotë emrin e këtyre objekteve si fjalë të para. Nëse nuk e bën këtë kjo mund të jetë një shenjë e hershme e autizmit.

Lexo edhe: Fjalet e para, si te stimulojme femijen?

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1,278

Loading ... Loading ...
  1. Fjalët e para të fëmijës diktojnë të ardhmen e tij – Gazeta Shneta | Me rëndësi shnetaGazeta Shneta | Me rëndësi shneta

    […] Fjalët e para që fëmija juaj mund ose nuk mund të thotë ju japin një paralajmërim të hershëm për çrregullimin e tij në të folur apo edhe për autizmin. Kjo është shumë interesante – shkenca ka konfirmuar se mjedisi vizual i fëmijës tuaj, kryesisht gjatë kohës së ngrënies, luan një rol të madh në shprehjen e fjalëve të tij të para! Pra, objektet me frekuencë të lartë që ai sheh dhe dëgjon çdo ditë ka gjasa të bëhen fjalët e tij të para! A ka zgjedhur fëmija juaj “tas”, “lugë” ose “bluzë” si fjalët e tij të para? Mund të tregojë se përpunimi i tij vizual është në një nivel më të lartë! Ekziston edhe ana e kundërt e kësaj. Nëse i vogli juaj ka një numër të madh objektesh që e rrethojnë ai do ta ketë mjaft të lehtë të thotë emrin e këtyre objekteve si fjalë të para. Nëse nuk e bën këtë kjo mund të jetë një shenjë e hershme e autizmit./pernenat […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A është e vërtetë se...

Ja se çfarë ka publikuar Firstcry Parenting për rastet kur një fëmijë i vetëm mund të ndihet i vetmuar: Nuk ke shok apo shoqëri në familjet ku punohet shumë. Një...

A është fëmija juaj rebel?...

Ndonjëherë, sa më shumë që të përpiqesh, aq më keq bëhet situata. Ju madje mund të jeni të stresuar dhe njëherësh të mërzitur rreth situatave të tilla ku fëmija juaj...

5 gjërat që bëjnë prindërit...

Fëmijët shumë të vegjël nuk gënjejnë. Vogëlushët rrallë gënjejnë. Fëmijët pak më të rritur gënjejnë shumë. Dhe kjo është në rregull. Kur një fëmijë fillon të gënjejë, është një shenjë...

Fëmijët që kanë prindër më...

Hulumtimet gjithashtu kanë lidhur moshën e babait me rritjen e problemeve neurologjike dhe çrregullimeve siç është autizmi tek fëmija. Por jo të gjitha lajmet janë të këqija për prindërit e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X