Fikeni celularin dhe luani me femijet tuaj

0 0

iPhone, Samsung, Htc nuk ka rëndësi marka e telefonit, mjafton të kemi një smartphone në dorë për të harruar gjithçka që ndodh rreth nesh. Ndonjëherë, ndoshta pa e kuptuar edhe vetë nëna ose babai futen aq shumë në botën e internetit sa harrojnë edhe nevojat më elementare që fëmija mund të ketë. Ndoshta ju nuk e kuptoni që ndërsa ju kaloni kohën tuaj duke postuar foto dhe thënie dashurie për fëmijën tuaj, ai rritet pa një lojë apo një bisedë më shumë nga ju. Përse duhet të mendojmë se fëmija jonë ka nevojë të qetësohet duke parë kukullat në tablet apo kompjuter dhe nuk mendojmë se ai ka nevojë për t’u qetësuar nga fjala apo përqafimi ynë? Ndoshta ka ardhur momenti që të gjithë ne prindërit të ndërgjegjësohemi dhe ta lejojmë aparatin tonë celular të kryejë funksionin e tij të vërtetë, atë të lidhjes së personave nëpërmjet bisedave, të shkurtra, të qarta, të përkujdesura për njëri-tjetrin.

Nuk është çudi që në një restorant të shohim një familje, fëmijët e së cilës qëndrojnë në qetësi dhe sytë i kanë të fiksuar në një vend, dhe ndërsa shohim një skenë të tillë të pyesim veten:- “përse gjithë kjo heshtje”?. Sigurisht që heshtje do të sjellë orientimi që nëna dhe babai i kanë bërë fëmijës për të vlerësuar një video të postuar në youtube. Por, prindër a e pyesni ndonjëherë veten nëse ajo video është apo jo më e rëndësishme se familja që keni krijuar dhe që me aq dashuri e postoni në rrjetet sociale? Mendoni se fëmija juaj ka nevojë të duket bukur para miqve dhe ndjekësve tuaj në Facebook apo Instagram? Jo! Absolutisht jo! Ai ka nevojë të mësojë prej jush si të qëndrojë në tavolinë, si ta mbajë pirunin dhe lugën, ka nevojë t’ju bëjë të kuptoni cila është pjata e tij e preferuar në restorant, ka nevojë të krijojë identitetin e tij dhe këtë të jeni të sigurt se nuk mund ta bëjë duke ju parë ju teksa qëndroni para smartphonit tuaj apo në rastet më ekstreme nuk ka nevojë të “adhurojë” me pahir një pajisje vetëm sepse ju doni që ai të mos bëjë zhurmë! Prindër mos lejoni që një aplikacion të zërë vendin tuaj në tavolinë!

Jeta, personat, ushqimi, tavolina, loja, bisedat… janë të gjithë përbërësit që nevojiten për ta bërë magjike ditën e kaluar me familjen tuaj! Fëmijët meritojnë të shijojnë të gjitha aspektet e jetës, pa u kushtëzuar nga një pajisje e panjohur për të! Përse nuk mendojmë se në këtë mënyrë jemi duke i dhënë fëmijëve tanë një dialog familjar tepër të kushtëzuar, jo të qetë, i cili nuk mund të konsiderohet asnjëherë një bisedë gjithëpërfshirëse? Nuk është e nevojshme t’i servirim fëmijëve tanë një jetë të shpërqëndruar, me prindër të cilët janë gjithashtu një figurë e shpërqëndruar në sytë e tyre si edhe ndoshta jo të ndërgjegjshëm që fëmija ndihet i lënë pas dore.

Kaloni një ditë të bukur në park, një ditë të bukur në shtëpi apo kudo tjetër, nuk ka rëndësi vendi, rëndësi ka të jeni të gjithë bashkë. Edhe pse një ditë e kaluar në dispozicion të fëmijëve dhe shtëpisë mund të jetë shumë e lodhshme ju mund të çlodheni në cilëndo mënyrë që dëshironi pasi fëmija juaj ka fjetur, dhe një mënyrë mund të jetë edhe përdorimi i rrjeteve sociale.

Prindër! Mos u bëni një model i bukur për t’u ndjekur në facebook, bëhuni prindër me kohë të plotë për fëmijët tuaj! Mbani mend, nëse do të keni celularin larg duarve tuaja do të jeni një familje më e lidhur me njëri-tjetrin!

Lexoni edhe: Perdorimi i celularit ndikon ne te folurin e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X