Fëmijët që lindin para kohe, sa mundësi kanë realisht për të mbijetuar

0 0

Prematuriteti ose lindja e parakohshme është një nga shkaqet më të mëdha për vdekshmërinë e foshnjave të sapolindura: mbijetesa është sigurisht e mundur, por nuk duhet të merret si e mirëqenë. Disa fëmijë që lindin para kohe nuk ia dalin të mbijetojnë, kjo për shkak të problemeve që lidhen me papjekurinë e organeve ose me rrezikun e lartë të infeksioneve.

Sipas prof. Fabio Mosca, president i Shoqërisë Italiane të Neonatologjisë lindja e parakohshme është një problem serioz dhe ndonëse fëmijët e lindur kështu kanë shanse të mbijetojnë, jeta e tyre rrezikohet çdo minuta.

Midis 30 dhjetorit dhe 5 janarit në spitalin e Brescias humbën jetën tre të porsalindur pavarësisht kujdesit intensiv që treguan mjekët.

Prematuriteti si përkufizim i përgjithshëm i referohet çdo fëmije të lindur para se të mbushë 37 javë të shtatzënisë, por është normalisht e qartë se një fëmijë i lindur 36 javësh është në kushte shumë të ndryshme nga një i lindur 27-28 javësh dhe që ka peshë më pak se 1000 apo 1500 gram.

“Funksionet jetësore të këtyre fëmijëve nuk janë të gatshme” – specifikon neonatologun – “aq shumë sa jemi të detyruar t’i mbajmë ato gjallë artificialisht, përndryshe nuk do të mbijetonin. Në vitet shtatëdhjetë, më shumë se 60% e fëmijëve që lindnin me peshë më pak se 1.5 kg vdiqën, ndërsa sot më shumë se 85% mbijetojnë “. Është një përqindje shumë e lartë, por kjo nuk do të thotë se edhe sot s’ka fëmijë që s’mund t’ia dalin. Itali, për shembull, ka dy / tre fëmijë në ditë të lindur para kohe, të cilët nuk arrijnë të mbijetojnë.”

Komplikimet e  mundshme për foshnjat e parakohshme janë kryesisht vështirësi në frymëmarrje, infeksionet ose  komplikimet e zorrëve.

Vështirësi në frymëmarrje. Foshnjat e parakohshme kanë mushkëri të paformuara mirë, si në mënyrë strukturore ashtu edhe në funksionin e tyre, sepse ato nuk kanë surfaktant, një molekulë që mbulon alveolet pulmonare, thelbësore për zgjerimin e tyre. Kjo do të thotë që foshnjat nuk mund të kryejnë shkëmbimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit e për këtë arsye atyre u vihen respiratorë artificial, përndryshe fëmijët nuk do të mbijetonin.

Infeksionet. Ashtu si mushkëritë, sistemi imunitar i foshnjave të parakohshme është veçanërisht i paformuar, gjë që i bën ata të ndjeshëm ndaj sulmeve nga viruset dhe bakteret, duke përfshirë mikroorganizmat që konsiderohen të padëmshme për të rriturit.

Për të mos përmendur që vetëm për të mbijetuar fëmija i parakohshëm ka nevojë për procedura invazive (kateteri, ventilim mekanik, drenazhim), të cilat janë një faktor rreziku i mëtejshëm dhe i pashmangshëm për infeksionet.

Lexoni edhe: A mund te parashikohet lindja e parakohshme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X