Thonë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por një studim i fundit ka treguar se një gënjeshtër mund të lindë nga një mendje e shëndoshë. Sipas studiuesve, nëse fëmija juaj thotë gënjeshtra kjo tregon për një zhvillim të mirë të mendjes së tij.
1200 fëmijë në studim
Në studimin e kryer nga Universiteti i Torontos morën pjesë 1200 fëmijë dhe u arrit në përfundimin se gënjeshtra është diçka normale tek fëmijët. Sipas shkencëtarëve, sa më herët të fillojë një fëmijë të gënjejë, aq më i mirë është zhvillimi i rritjes së tij. Fëmijët e përfshirë në studim i përkisnin moshës 2-17 vjeç. Ata u vendosën në një dhomë ku pas tyre gjendej një lodër. Fëmijëve iu ndalua të ktheheshin për të parë lodrën. Më pas të gjithë fëmijët u pyetën nëse ishin kthyer apo jo dhe përgjigjet e tyre u verifikuan përmes kamerave. 90% e fëmijëve gënjyen dhe sidomos ata të grupmoshës 2-4 vjeçare.
Gënjeshtrat e fëmijëve janë normale
Udhëzuesi i studimit Kang Lee tha se gënjeshtra tek fëmijët është diçka tërësisht normale dhe është pjesë e proçesit të rritjes së shëndetshme. Ai e shpjegon këtë me faktin se të gënjesh e ta mbash gjatë një gënjeshtër kërkon përpjekje të madhe intelektuale. Nëse një fëmijë gënjen, kryesisht përpara moshës 5-vjeçare, ai vë në përdorim të gjitha aftësitë e tij, veçanërisht ato të vetëkontrollit.
A do të bëhet fëmija im gënjeshtar kur të rritet?
Lee shpjegoi gjithashtu se nuk ka vend për shqetësime nga prindërit sepse kjo nuk do të thotë se fëmijët kur të rriten do të gënjejnë në mënyrë të vazhdueshme. Gënjeshtrat në fëmijëri nuk janë asgjë tjetër veçse një fazë normale e rritjes së tyre që duhet respektuar pa e bërë alarmante situatën.
A duhen ndëshkuar gënjeshtrat nga prindërit?
Kjo është diçka që e vendosin vetëm prindërit e fëmijës, duke marrë parasysh situatën, sa serioze është çështja në fjalë etj.
Lexo edhe: Si ta kuptojme dhe si te sillemi kur femija genjen
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu