Fëmijët në moshën e shkollës nuk flenë mjaftueshëm gjumë, ja pasojat

0 0

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve që shkojnë në shkollë nuk plotësojnë orët e gjumit dhe kjo gjë nuk cënon vetëm kohën e tyre të pushimit. Sipas ekspertëve, fëmijët e privuar nga gjumi nuk tregojnë aq shumë shenja zhvillimi.

“Hulumtimi ynë tregon se fëmijët që flenë mjaftueshëm kanë më shumë të ngjarë të demonstrojnë ritme më të shpejta zhvillimi se fëmijët e privuar nga gjumi”, tha Dr. Hoi See Tsao, autore e studimit.

Studiuesit përdorën të dhëna nga Anketa Kombëtare e Shëndetit të Fëmijëve 2016-2017, në të cilën kujdestarët dhe prindërit dhanë përgjigje të vetë-raportuara. Nga 49.050 fëmijë të moshës 6-17 vjeç të përfaqësuar në sondazh, vetëm 47.6% fjetën mesatarisht nëntë orë gjumë gjatë netëve të javës.

AAP rekomandon udhëzimet e përcaktuara nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, ku thuhet se fëmijët e moshës 6-12 vjeç duhet të flenë 9-12 orë në natë, ndërsa adoleshentët nga mosha 13-18 vjeç duhet të flenë 8-10 orë. Foshnjat kanë nevojë për 12-16 orë, fëmijët e vegjël kanë nevojë për 11-14 dhe ata në parashkollor kanë nevojë për 10-13 orë gjumë.

Ne e dinim që gjumi i bën fëmijët (dhe të rriturit) më të shëndetshëm, duke ndikuar në gjithçka nga pesha dhe rritja deri tek vëmendja dhe temperamenti. Ajo që tregon ky hulumtim i ri është avantazhi i kombinuar për atë që pediatërit i quajnë “shënues lulëzimi”.

Sondazhi pyeti nëse fëmijët shfaqin interes dhe kuriozitet për gjëra të reja, ishin të kujdesshëm për shkollën, bënin detyrat e tyre të shtëpisë dhe a qëndronin të qetë përballë një sfide. Ata që fjetën të paktën nëntë orë kishin shanse më të mira në të gjitha. Fëmijët që nuk fjetën gjumë mjaftueshëm kishin rreth 12% më pak të ngjarë të lulëzonin në të katër kategoritë.

Dallimi më i madh ishte në detyrat e shtëpisë.

Tsao, një pediatër në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets do të donte që mjekët të bënin më shumë për të edukuar prindërit. “Ky hulumtim forcon rëndësinë e përpjekjeve në rritje për të maksimizuar mjaftueshmërinë e gjumit për fëmijët përfshirë adresimin e përdorimit të mediave dixhitale, rutinat e gjumit dhe kohëzgjatjen e shkollës,” tha Tsao.

Kjo është gjithashtu një kujtesë e mirë për prindërit dhe arsimtarët që nëse një fëmijë nuk paraqitet i angazhuar në shkollë, do të duhet vetëm të flejë më shumë.

Lexo edhe: Secili fëmijë ka modelin e tij të gjumit, mos i qëndroni striktë rregullave






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X