Fëmijët më pak të rrezikuar nga sëmundjet nëse i lini jashtë

0 0

 

Ndryshe nga mendimi i përgjithshëm i prindërve se fëmijët janë më të mbrojtur në dimër nëse nuk i lënë të dalin jashtë, ekspertët pohojnë të kundërtën.

Sipas tyre, fëmijët kanë më pak rrezik të preken nga virozat e stinës së dimrit nëse rrinë në ambiente të brendshme pak të ajrosura, sesa nëse dalin në natyrë.

Në fakt, kontaktet e ngushta me fëmijët e tjerë ose, në përgjithësi, me të sëmurët janë një nga mënyrat kryesore të transmetimit të sëmundjeve infektive.

Këshilla më e vlefshme e ekspertëve është që t’i nxirrni fëmijët në natyrë, por t’i mbuloni mirë pasi ata ende nuk e kanë shumë të zhvilluar mekanizmin e vetërregullimit të temperaturës së trupit.

Një masë shumë e rëndësishme është t’ua ndërroni rrobat pasi kthehen në shtëpi dhe sidomos nëse janë lagur.

Këshilla e pediatërve për të parandaluar sëmundjen:

– Në shtëpi ajrosni dhomat 2-3 herë në ditë;

– Shmangni kontaktin me të sëmurët;

– Mos i ekspozoni fëmijët në pirjen pasive të duhanit;

Në çdo rast, ekspertët theksojnë se sëmundjet sezonale nuk mund të shmangen plotësisht, sidomos pasi vjeshta ka qenë e ngrohtë dhe viruset e bakteret kanë pasur shumë mundësi të mbijetojnë.

Lexo edhe: Ne vendet nordike femijet flene jashte ne akull!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X