Fëmijët e mi po humbasin shumë sepse jetojmë kaq larg nga gjyshërit e tyre

0 0

E di që jam me fat: Prindërit e mi janë të gatshëm t’i përgjigjen gjithmonë telefonit sa herë që unë i telefonoj. Por ka ditë kur distanca midis nesh ndjehet sikur është e pafundme. Dhe nuk do të doja asgjë më shumë se sa t’i merrja ata në palestrën e shkollës në mënyrë që të shihnin se sa ëmbël, vajza ime e vogël po këndon në ceremoninë para pushimeve. Ose që nëna ime të na bënte darkë dhe të mos më duhej të bëja unë. Ose thjesht që të më jepnin një përqafim sa herë kisha nevojë.

13 vite më parë unë erdha në një qytet larg qytetit tim në universitet, ku njoha edhe të dashurin që më pas do të bëhej bashkëshorti im dhe do të na lindnin edhe dy vajza të vogla.

Nëna dhe babai im qëndruan për orë të tëra me fëmijët e mi pas lindjes së tyre. Fotot që kemi në ato momente tregojnë një familje që rrezaton dashuri dhe krenari. Kjo ishte edhe arsyeja pse u bë më e vështirë kur për arsye karriere na u desh që të zhvendoseshim në një qytet më të largët. Ndërsa jemi akoma duke u mësuar me distancën, lidhja përmes Facetime dhe festimi i festave pa prindërit e mi, nuk është fare e lehtë.

Është ë vështirë për mua të rris fëmijët pa mbështetjen e prindërve të mi dhe ata na mungojnë shumë.

Këtë e ndieva sidomos vjeshtën e kaluar kur rrjetet sociale u mbushën plot me studime që tregonin përfitimet shkencore të rritjes së fëmijëve pranë gjyshërve të tyre.

Një studim i kryer nga Departamenti i Politikave Sociale zbuloi se “niveli i lartë i përfshirjes së gjyshërve rrit mirëqenien e fëmijëve”, në sajë të një ndjenje të shtuar të mbështetjes dhe sigurisë. Pesha e distancës papritur u ndje edhe më e rëndë.

Unë gjithmonë mendoja se fëmijët e mi (tani janë gjashtë dhe tre vjeç) do ta kujtonin fëmijërinë e tyre duke klauar kohë nën pemët e vjetra në oborrin e prindërve të mi, duke hipur në traktorin e babait tim etj. Dhe ndihem sikur këtë fëmijëri jua hoqa unë atyre dhe nuk di fare se si ta rregulloj.

Në pjesën më të madhe të kohës, kur kalojmë ditët të fokusuar tek puna apo shkolla, jeta duket shumë e menaxhueshme dhe ne nuk e vemë re mungesën e prindërve. Por disa netë, pasi kalon ditë të vështira me fëmijët dhe me ngarkesën në punë, bashkëshorti im dhe unë e ndiejmë veten keq që fëmijët nuk janë pranë gjyshërve të tyre në mënyrë që ata të na ndihmonin.

Nëna e bashkëshortit të saj vdiq para se fëmijët tanë të lindnin dhe babai i tij, i cili tashmë është në pension, jeton shumë larg nga ne. Ne i kemi zili miqtë që arrijnë të pushojnë të paktën gjatë natës pasi i kanë shumë pranë gjyshërit e fëmijëve. Dhe ndonëse një ide është të punësojmë një dado në mënyrë që të dalim së bashku dhe të shohim një film, dëshira e madhe është të kishim një nga prindërit tanë këtu.

Takimet tona një herë në vit, kur prindërit e mi vijnë tek ne ose kur ne shkojmë tek ata janë të shkëlqyera. Por vizitat janë aq të shkurtra dhe të zëna me aktivitete sa janë shumë larg ngjarjeve të përditshme ku na mungon njëri-tjetri.

Ka momente “historike” në jetën e fëmijëve kur gjyshërit e tyre nuk janë të pranishëm, si për shembull kur humbasin dhëmbin e parë. Pra janë gjërat e vogla ato që duken më të vështira si për shembull momenti kur vajza ime më kërkoi që gjyshërit t’i tregonin një përrallë që nga Facetime.

E kemi marrë në konsideratë edhe kthimin në qytetin tonë, por në fund të fundit ne jemi të lumtur këtu. Karriera e bashkëshortit tim po ecën shumë mirë, kostoja jonë e jetesës është më e ulët, dhe ne kemi rënë në dashuri me këtë qytet- dhe mënyrën tonë të jetesës. Është gjithçka e përsosur përveç faktit se nuk kemi familjarë në këtë qytet. Zemrat tona janë realisht të ndara mes dy qyteteve dhe nuk ka asnjë mënyrë se si mund ta rregullojmë këtë.

Ndiej një dhimbje të madhe për atë që fëmijët e mi janë duke humbur, pasi unë jam rritur vetë me gjyshërit e mi dhe prania e tyre në përditshmërinë time, ishte arsyeja pse edukimi im ishte aq i mrekullueshëm. Unë u rrita duke dëgjuar për fëmijërinë e babait tim dhe atë të gjyshërve të mi, dhe kisha një ndjesi të fortë identiteti se nga vija falë të kuptuarit për historinë e familjes sime.

Për të ruajtur një lidhje me gjyshërit ne përpiqemi të shfrytëzojmë më së miri teknologjinë, duke përdorur FaceTime për ndarjen e gjërave të mëdha dhe të vogla, si për shembull kur djali im filloi të ngiste për herë të parë biçikletë. Realiteti është se në fakt fëmijët e mi ndonjëherë tremben kur kalojmë kohë reale së bashku me gjyshërit e tyre.

Më kujtohet kur gjatë një vizite, djali im i tha nënës time të dilte jashtë dhomës së tij pasi donte që ta vija unë në gjumë. Nëna ime me zor i mbajti lotët.

Javën e kaluar, nëna ime na befasoi me një vizitë në minutën e fundit, në përgjigje të një mesazhi që unë i kisha dërguar duke u ankuar për rraskapitjen që kishim të gjithë. Ajo ishte këtu të nesërmen, me recetat gati për të gatuar darka dhe me një plan për të gjitha gjërat që donte të bënte me fëmijët. Ajo na lau rrobat, nxori shëtitje qenin, bleu ushqimet e madje na pagoi një darkë mua dhe bashkëshortit. Nuk është diçka që ajo mund ta bëjë shpesh, por ishte diçka e mrekullueshme.

Në mungesë të prindërve tanë, ne kemi bërë një rreth me njerëz të mrekullueshëm, që i quajmë miq.

Ata na ndihmojnë shumë me fëmijët, sidomos kur për shembull bashkëshortit tim iu desh të udhëtonte për punë, por sigurisht, nuk është njëlloj dhe nuk do të jetë kurrë kështu.

Një anë e mirë e të pasurit prindërit larg është se nuk i marrim ata si të mirëqenë dhe distanca na ka bërë t’i vlerësojë më shumë. Dhe pavarësisht se nuk jam aq afër sa unë do të doja, fëmijët e mi janë me fat që i kanë ata në jetën e tyre, në çfarëdo lloj forme që ata janë të pranishëm. Ne do të vazhdojmë të komunikojmë, duke përdorur FaceTime për të ndarë gjërat e rëndësishme në jetën tonë me ta nga larg. Nuk është e lehtë, por është gjithçka që mund të bëjmë.

Lexo edhe: Fëmijët në pushime me gjyshërit, 10 këshilla kundër ankthit që mund t’ju kapë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X