Femijet dhe lidhja emocionale me ushqimin

0 0

Të gjithë prindërit e dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, por ndonjëherë përkujdesja e tepërt, si dhe dashuria, mund të shkaktojnë mjaft dëme në zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës. E njëjta gjë vlen, edhe kur vjen puna te ushqimi dhe mesazhet që i dërgojmë në lidhje me të.
A i keni dhënë ndonjëherë çokollatë apo akullore fëmijës tuaj, kur është rrëzuar apo lënduar, apo kur ai nuk dëshiron të hajë ushqimin që e keni përgatitur për drekë? Në të dy rastet, me atë lloj sjelljeje, prindërit do t’i rrisin fëmijët me lidhje të gabuar emocionale ndaj ushqimit. Ajo çfarë ndodh më shpesh, është që të rriturit atë lloj nevoje emocionale mundohen ta kënaqin përmes barkut. Me këtë nuk pretendojmë që, ëmbëlsirën e preferuar të mos ia japim si shpërblim apo si ndonjë lloj ngushëllimi, por situata të tilla të shpeshta paraqesin problem dhe mund të shkaktojnë çrregullime në ushqim.
Çfarë duhet bërë?
Lejoni fëmijën të hajë kur është i uritur
Çdo herë kur e detyroni fëmijën tuaj të presë për darkën apo e detyroni të hajë në kohën e caktuar, ju në fakt po i thoni që nuk duhet t’i besojë momentit të tij të brendshëm të urisë. Me kalimin e kohës, kjo rrezikon që fëmija, nuk do të jetë më i vetëdijshëm nëse është i uritur apo jo, por do të hajë nga shprehia, mërzia, apo sepse këtë e bëjnë të tjerët rreth tij. Kur hani në kohën që nuk jeni të uritur, organizmi nuk do ta tresë ushqimin në mënyrën e duhur, dhe besoni apo jo, kjo çon në shtim të peshës.
Lejojini fëmijët tuaj të hanë atë çfarë duan
Mos i detyroni fëmijët tuaj të hanë atë çfarë ju doni të hani. Ata e dinë shumë mirë se çfarë u hahet, dhe çfarë jo. Imagjinoni sa e vështirë është për prindërit, kur mendojnë se çdo ditë për fëmijët e tyre duhet të sigurojnë ushqim të ekuilibruar. Natyrisht kjo nuk do të thotë që duhet përmbushur të gjitha kërkesat e tyre, sidomos ato joreale, por duhet që gjatë javës t`u jepni disa ditë kur ata do të hanë atë çfarë duan. Kjo në asnjë mënyrë nuk do ta prishë shëndetin e tyre.
Lejoni fëmijën të ndërpresë ushqimin atëherë kur ai do
Shumica e prindërve insistojnë që, fëmija duhet të hajë atë çfarë i është servirur në pjatë apo duhet të hajë aq sa prindi e vlerëson se mjafton. Prindër, kthejuni fuqinë fëmijëve! Ata janë të aftë të vendosin se sa kanë nevojë, kur janë të uritur, kur janë të ngopur. Nëse prindërit insistojnë, që ata e dinë më së miri kur janë fëmijët e ngopur, fëmijët me kohë do të humbin ndjenjën e tyre dhe do të hanë më shumë sa kanë nevojë, në jetën e mëvonshme.
Mos i lidhni emocionet me ushqimin
Nëse e keni shprehi t’i jepni fëmijës ëmbëlsira kur është i mërzitur apo kur qan për çfarëdo arsye, mos e bëni më këtë. Në vend të kësaj përqafojeni apo ngushëllojeni në ndonjë mënyrë tjetër, por jo përmes ushqimit. Po ashtu mos keni tabu në lidhje me ushqimin, në raport me fëmijët tuaj. Kjo në të vërtetë nënkupton që, asnjë lloj ushqimi nuk duhet të jetë i ndaluar. Nëse ia fshihni apo i ndaloni çokollatën apo akulloren, ju me këtë i trimëroni fëmijët që të lëngojnë edhe më shumë pas atij ushqimi sesa po të ishte e lejuar në sasi të limituara në situata të caktuara. Madje edhe nëse keni sukses të vini në kontroll ndonjë ushqim të ndaluar, fëmijët kur të rriten do të kenë marrëdhënie jo të shëndosha me atë lloj ushqimi. Provoni t’i lejoni fëmijës suaj të hajë çfarë të dojë në periudhën prej 10 ditësh. Edhe pse gjatë ditëve të para do të hajë sasi të mëdha çokollate jo të shëndetshme, por më pas do të pushojë dhe do të fillojë nevoja e balancuar për ushqim të lloj-llojshëm. Ndoshta jo edhe aq i ndryshëm sa do të dëshironit ju, por mjaftueshëm që të sigurojë një zhvillim të shëndetshëm.
Ushqimi i fëmijës dhe vlerat
Qulli përmban pamjaftueshëm minerale të rëndësishme siç janë kalçiumi, kaliumi, zinku, hekuri dhe magnezi, të cilat ndikojnë në rritjen e eshtrave, trurit dhe sistemit të imunitetit
Shkencëtarët kanë analizuar tetë produktet më popullore të ushqimit të fëmijëve të cilin fëmijët e hanë në periudhën prej 6 deri 12 muajsh.
Kanë analizuar nivelin e mineraleve në ushqimin e fëmijëve, i cili përfshin mishin dhe qullin nga perimet me pajisjen – spektrometrin e emetimit optik. Ushqimi me mish përmban tre për qind (3%) të konsumimit ditor të rekomanduar të kalçiumit, ndërsa qulli me perime shtatë për qind (7%) zink dhe gjashtë për qind (6%) hekur, pohojnë studimet. Sasia e ushqimit të cilin do ta hajë fëmija varet nga oreksi i tij dhe qumështi të cilin konsumon.
Ekspertët vlerësojnë që një kavanoz me ushqim për fëmijë në bazë mishi, një kavanoz me qull nga perimet dhe 600 ml qumësht nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tij ditore të kalçiumit, bakrit, magnezit dhe kaliumit.
Kalçiumi është i domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, rregullon punën e zemrës dhe siguron qarkullimin e duhur të gjakut.
Si kalciumi, edhe magnezi është i rëndësishëm për eshtrat, bakri luan rol në zhvillimin e trurit, ndërsa kaliumi ndihmon në ndërtimin e sistemit të imunitetit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X