Fëmijët 6 muajsh e kuptojnë nëse jeni të lumtur ose të gëzuar

0 0

 

Një fëmijë 6 muajsh mjafton të shikojë fytyrën e nënës dhe babait për të parë nëse janë të lumtur, e vërtetuar kjo sipas një studimi të kryer në Universitetin e Gjenevës në Zvicër. Ja se çfarë zbuluan shkencëtarët zviceranë.

Dekodoni shprehjet

Për zhvillimin e aftësive të tilla si njohja e emocioneve, muajt e parë të jetës janë vendimtare kur fëmijët fillojnë të dallojnë lumturinë nga trishtimi, frika apo zemërimi. Fëmijët 6 muajsh përmirësojnë aftësitë e tyre, duke dalluar shprehjet e fytyrës. Në përgjithësi foshnjat preferojnë të shikojnë fytyra të buzëqeshura dhe të dëgjojnë zëra të lumtur.

Teknika e ndjekjes së syve

Në një test të parë, të dedikuar për familjarizimin e zërave, fëmijët u vendosën përpara një ekrani të zi për të dëgjuar një zë që shprehte lumturinë, zemërimin ose asnjë emocion. Në pjesën e dytë, duke u fokusuar në mësimin vizual, ata u përballën me dy fytyra emocionalisht të ndryshme: një e lumtur, tjetra e zemëruar. Hulumtuesit përdorën teknologjinë e ndjekjes së syve për të vëzhguar lëvizjet e syve të fëmijëve dhe përcaktuan nëse koha e kaluar duke parë në njërën nga dy fytyrat, ose tipare të veçanta si goja apo sytë, do të ndryshonte sipas të zërit që kishin dëgjuar.

Nga zëri te fytyra

Në fund të testeve ata panë se pas dëgjimit të zërit neutral ose zemërimit, fëmijët nuk treguan preferencë për as fytyrën. Ndërsa, kur kishin dëgjuar zërin e lumtur, ata kaluan më shumë kohë duke parë fytyrën që shprehu zemërimin, në veçanti gojën. Rezultatet tregojnë se fëmijët 6 muajsh janë në gjendje të njohin emocionet, të transferojnë informacion rreth lumturisë nga kanali i dëgjimit në kanalin vizual dhe janë në gjendje të njohin lumturinë dhe të dallojnë emocionet, duke lidhur zërin me shprehjen emocionale në një fytyrë.

Lexo edhe: Ndikimi negativ i familjes ne emocionet e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X