Femije adoleshente, 5 keshilla per prinderit

0 0

Fillimi i adoleshences eshte fillimi i nje periudhe te veshtire per ju. Femija juaj qe deri tani mund te kete qene i qete dhe i ndrojtur eshte kthyer ne nje djale/vajze rebel dhe me ndryshime te menjehershme humori. Ai fillon te kerkoje me shume pavaresi ne veprimet qe ben dhe kjo do te sjelle situate konfikti ne familje.
Si ta perballoni sa me mire kete situate?
Per te kapercyer situaten sa me mire nuk ekziston nje formule magjike, megjithate sipas ekperteve ju duhet te repsektoni disa parime te jetes se adoleshentit. Sipas specialisteve ju duhet te keni parasysh se:
1- Marredhenia juaj duhet te jete “terhiq dhe lesho” !
Ndersa femija eshte i vogel ju e keni gjithmone ate ne krahun tuaj, duke kerkuar mbeshtetje tek ju pa ju kundershtuar. Me pas kjo marredhenie “skuadre” zbehet pak dhe me kalimin e vitete femija juaj do te kerkoje gjithmone e me shume te jete i pavarur nga ju dhe kjo do te arrije kulmin gjate adoleshences. Situata behet me e veshtire per prinderit te cilet:
– E terheqin me shume nga c’duhet “litarin”. Ju duke qene prind mund ta fitoni kete “beteje” shume lehte me anen e kesaj metode, por sipas eksperteve eshte totalisht e gabuar. Sipas tyre prinderit te cilet jane autoritare me teper se c’duhet e detyrojne femijen te beje gjithmone ate qe ata duan, pa e lejuar te “luaje” lojen e tij dhe keshtu te rritet. Nese ju i thoni vazhdimisht femijes suaj: “Jo dhe pike”, “Ketu komandoj une”, “As mos e co neper mend” etj shprehje tipike, atehere e vetmja gje qe do te arrini eshte te nxitni krijimin e nje femije te eger dhe me sjellje te vrazhde jo vetem ndaj jush. Femija ka nevoje te mesoje nga veprimet e veta pasi eshte kjo menyra me e mire per ta bere.
– Prinderit te cilet e leshojne menjehere “litarin” . E rrezikshme eshte ta leshosh litarin po aq sa edhe ta terheqesh me shume nga c’duhet. Kjo sepse femija adoleshent gjendjet ne nje liri qe nuk e ka fituar por ja kane “dorezuar” dhe ai me kete liri te menjehershme nuk di cfare te beje, nuk di si ta shfrytezoje per mire. Ju duhet te jeni here pas here ata qe do t’ja frenoni lirine qe ja keni dhene ne nje moment te caktuar, pasi nese nuk e beni kete nuk do te jeni me ne gjendje te mbani nen kontroll femijen tuaj.
Zgjidhja e duhur eshte:
– Ta terhiqni “litarin” sipas situates. Ju duhet te jeni present ne cdo moment te jetes se femijes tuaj duke survejuar me kujdes situatat dhe nderhyre sipas nevojes. Edhe pse kjo mund te rezultoje e lodhshme per ju ne fund do te jeni ju qe do ti shijoni frytet. Sipas eksperteve ju duhet te silleni me te rrepte atje ku duhet dhe me te bute po ashtu.
2- Negocioni.
Ju nuk duhet te plotesoni cdo deshire te femijes tuaj. Nese ju i jepni gjithcka deshiron nje 15-te vjecari do te gjendeni perballe nje femije qe nuk do te dini me si ta kontrolloni. Midis moshes 12-te dhe 15- te vjecare ju duhet ti krijoni femijes hapesire te mjaftueshme komunikimi me qellim qe nese deshiron dicka tjua kerkoje pa frike. Ju duhet te tregoheni te duruar dhe nese nuk ju pelqen ajo qe ai po ju kerkon, negocioni. I ofroni atij nje alternative te dyte e cila do te jete e mire per te dyja palet. Femija juaj gjate adoleshences eshte i prirur ti doje gjerat menjehere. Ata zakonisht e krahasojne cdo gje me miqte e tyre duke thene se ata e kane nje gje te caktuar apo e bejne nje veprim te caktuar duke dashur te dije pse ai nuk mundet e beje si ata. Kjo eshte ajo qe ju duhet te mbani nen kontroll. Ai duhet te dije se cdo gje ne familjen tuaj funksionon sipas nje rregulli te caktuar te familjes tuaj dhe jo sipas rregullave te familjeve te miqve.
3- Te jeni “prind i ngurte”, ne favorin apo difavorin tuaj?
Sjellja juaj duhet te ndryshoje sipas rastit, ku duhet te tregoheni te ngurte kur duhet dhe me te hapur kur duhet. Specialistet keshillojne se nuk duhet te jeni te ashper atje ku nuk duhet me nje femije adoleshent. Sipas tyre ju duhet te mbroni femijen tuaj atje ku ju duket se ajo qe po ben per te paraqet rrezik, te tregoheni nje mik i mire perkrah tij dhe ta mbeshtesni per dicka qe po ju duket se po vepron drejt, por gjithashtu duhet te dini te beheni “te padukshem” atje ku situate nuk ju kerkon te jeni present. Shpesh here do tju duhet te jeni pas tij per ti dhene shtyse drejt dickaje qe ju duket e nevojshme per te. Femija duhet te dije se vendimi juaj duhet respektuar dhe ju duhet te dini se fjala e tij duhet degjuar.
4- Mesoni te seleksiononi
Kerkesat e femijes tuaj do te jene nga me te ndryshmet por ju duhet te jeni si nje “filter” ku secila duhet te kaloje permes jush. I mesoni atij se gjithcka qe deshiron duhet te diskutohet dhe merret nje vendim, dhe nese per ju dicka qe ai kerkon nuk eshte e mire per te do te gjeni nje alternative te dyte. Ju duhet te tregoheni te kujdesshem per te kuptuar nese femija juaj konsumon alkool apo duhan.
– Teknologjia. Ju duhet te kontrolloni kompjuterin apo tabletin qe perdor femija juaj. Rrjetet sociale apo interneti ne pergjithesi nese nuk perdoren ne menyren e duhur mund te behen te rrezikshme.
5- Cdo problem duhet analizuar
Ju duhet te keni parasysh se cdo problem i femijes tuaj adoleshent duhet analizuar dhe duhet gjetur zgjidhja e duhur. Principet qe ju sip rind duhet te keni parasysh jane:
– Edhe pse ne syte tuaj duket si nje femije indiferent eshte toalisht e kunderta. Atij i intereson ajo cfare beni ju dhe bashkeshorti juaj.
– Femija adoleshent ka nevoje per figuren e nenes dhe babait ne shtepi jo per ate te nje shoku.
– Sjellja juaj duhet ti pershtatet ndryshimeve te femijes tuaj.
– I konsideroni ndryshimet e femijes si sinjale te kerkeses per pavaresi.
– Jo cdo kerkese e femijes tuaj eshte nje preteks per tu larguar prej jush.
– Nese femija juaj ben nje veprim te mire ju duhet ti thoni se jeni krenar per te.
– Nese jeni te nxehur me te mos diskutoni menjehere, shprehni ate qe keni per ti thene mengjesin e dites tjeter.
– Mos e lejoni te beje veprime qe per te jane te teperta. Liria e tepert do ta demtoje zhvillimin e tij.
– Mos u tregoni te ashper per cdo gje. Ai nuk duhet te kete para nje figure te eger atje ku nuk eshte nevoja.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X