Fëmija në Kukës mbytet në pishinë, ja disa këshilla që prindërit duhet të kenë parasysh

Një fëmijë 12-vjeçar ndërroi jetë këtë fundjavë pasi u mbyt në një pishinë në qytetin e Kukësit.




0 0

Duke qenë se jo të gjithë njerëzit kanë mundësi të shkojnë nëpër plazhe dhe një pjesë e mirë e qyteteve tona nuk lagen nga deti apo nga liqenet, qytetarët gjejnë si mundësi pishinat për fëmijët.

Mirëpo sipas një raporti të bërë në SHBA qindra fëmijë mbyten çdo vit në pishina, dhe pavarësisht se ato mund të duken si një argëtim për fëmijët, mbartin shumë rrezik.

Prindërit ndoshta ndihen më të sigurt duke e dërguar fëmijën në pishinë se sa në një plazh të mirëfilltë, por faktet kanë treguar që ato nuk janë më të sigurta.

Megjithëse muajt nga maji deri në gusht janë koha e pikut për plazh dhe diell, muaji  qershor është muaji më i rrezikshëm i vitit për fëmijët që humbasin jetën e tyre në këtë mënyrë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Dr. Robert Glatter, një mjek emergjence New York City ka dhënë disa këshilla për prindërit në mënyrë që t’i mbajnë fëmijët të sigurt këtë verë:

  1. Mësojuni fëmijëve notin. Mësimi i notit në moshë të vogël është një nga masat më të rëndësishme që ndihmojnë për t’u mbrojtur nga mbytja. Mësimet mund të fillojnë që kur fëmija është një vjeç.
  2. Në pishina apo plazhe, jepuni fëmijëve “vëmendjen e pandarë”. “Kjo do të thotë të hiqni sytë nga smartfoni tuaj,” tha Glatter, sepse edhe pak momente shpërqendrimi, edhe pse fëmija mund të jetë në një vend ku uji është i cekët, mund të rezultojë një hap vdekjeprurës.
  3. Qëndrojuni afër. U rrini afër. Nëse foshnjat ose fëmijët e vegjël janë në ujë, një i rritur që mund të notojë duhet të jetë gjithnjë afër, në mënyrë ideale brenda një gjatësie sa krahu i fëmijës.
  4. Pishinat në shtëpi bëjini të sigurta për fëmijët. Përgatisni një gardh, dhe një kapak që izolon krejtësisht pishinën. Mund të vendosni dhe një alarm.

Lexo edhe: Këshilla për t’i mësuar notin fëmijëve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X