Fëmija më i madh, i mesëm apo i vogël? Radha në familje formon personalitetin tonë

0 0

E vërteta me stereotipet e rendit të lindjes

Fëmija i vetëm ka probleme me ndarjen e gjërave, fëmija më i madh është më i fuqishëm, të gjithë e përkëdhelin më të voglin dhe fëmija i mesëm-ngec gjithmonë në mes. A janë këto thjesht stereotipe apo ka ndonjë të vërtetë në ato që thuhet për rendin e fëmijëve në familje?

Megjithëse kjo teori shpjegon vetëm një pjesë të vogël të arsyetimeve rreth personalitetit tonë, këto dallime ekzistojnë.

Personaliteti nuk varet nga fakti biologjik, pra nëse një fëmijë ka lindur i pari ose i shtati. Është roli që vëllezërit e motrat adoptojnë me njëri-tjetrin që çojnë në ndryshime në sjellje.

Vëmendja e prindërve ndaj fëmijës ndryshon në varësi të pozicionit të tyre në strukturën e familjes. Dhe prindërit tentojnë t’i përforcojnë këto role, pavarësisht nëse e kuptojnë këtë apo jo. Ja një shpjegim se pse fëmija juaj mund të zhvillojë tiparet që ai ka, në varësi të rendit që ka me motrat dhe vëllezërit.

Fëmijët më të mëdhenj

Kur Xheku 4 vjeçar nuk pranoi të prekte sandwichin e tij, pasi nëna e tij e kishte kafshuar pak, erdhi 6-vjeçari Erik.  “Xhek, haje sanduiçin,” i tha Erik të vëllait, duke i folur me “autoritetin” e tij si vëlla i madh. “Më duhet t’i kujtoj Erikut se ai nuk është prind,” thotë nëna e tyre, Ami Bouma, nga Springfield, Virxhinia.

Reagimi i Erikut është tipik. Fëmijët më të mëdhenj kopjojnë sjelljen e prindërve – siç bën Eriku kur përpiqet të “disiplinojë” Xhekun.

Për shkak se fëmijët e parë ndjekin rolin e prindërve të tyre, ata pëlqejnë të marrin përgjegjësi dhe të kenë besim të plotë. Ata nuk kanë vëllezër e motra më të mëdhenj që të tallen me ta kur mësojnë të lidhin këpucët e tyre ose kur mësojnë të ngasin një biçikletë. Të rriturit i marrin seriozisht, dhe kjo rrit besimin e tyre. Kur prindërit e quajnë “fëmija i parë” më të madhin, e motivojnë atë për të arritur më shumë.

Është e lehtë për fëmijët e parë të bëhen gjithnjë perfeksionistë. Ata shohin prindërit se si ngjyrosin brenda vijave në fletore pa dalë aspak jashtë apo se si e shtien qumështin në gotë pa e derdhur. I pari i fëmijëve e dëshiron çdo gjë si prindërit dhe do të tentojë t’i bëjë njëlloj. Për këtë qëllim, ai mund t’ia dalë të mos derdhë qumështin apo të ngjyrosë siç duhet pasi nuk dëshiron të bëjë gabime. Këto prirje perfeksioniste gjithashtu nënkuptojnë që fëmijët e parë mund të kenë probleme ta pranojnë kur e kanë gabim.

Nuk është e vështirë të shihet sesi fëmijët e lindur të parët mund të bëhen shumë protektivë, njëlloj si nëna apo babai, e në të njëjtën kohë të rreptë e kërkues.

Fëmijët e parë në familjet e tyre të cilët janë të famshëm: Barak Obama, Hillary Rodham Clinton, Oprah Winfrey, Penelope Cruz, Josh Hartnett dhe Kate Middleton.

Si të prindëroni me fëmijën e parë:

Prindërit priren të mbajnë fëmijën e parë si model për motrat e vëllezërve të rinj, dhe kjo mund të bëjë shumë presion për këtë fëmijë. Kujdesuni për efektet e stresit që shkaktoni tek fëmija juaj I madh. Jini të kujdesshëm duke përdorur fjalën “duhet ta bësh” dhe jo “duhet ta dije”.

Ndërkohë që ju jeni duke shtuar përgjegjësi shtesë për fëmijën tuaj të madh, garantojini atij disa privilegje, si për shembull të flejë më vonë se të tjerët.

Fëmijët e mesëm

Një nënë me tre fëmijë ka treguar se fëmija i saj i mesëm, Hobi 4-vjeçar, është e kundërta e motrës së tij më të madhe, Kate, 6 vjeç. “Kate përgatitet vetë për në kopësht, por jo Hobi. Ai gjithmonë më kërkon që ta ndihmoj me gjëra që ai tashmë mund t’i bëjë, si duke veshur xhaketën apo duke ia çuar çantën në makinë. Edhe pse Hobit i pëlqen të luajë me vëllezërit e tij binjakë 1-vjeçarë, ai nuk përpiqet dhe nuk kujdeset për ta, ashtu si motra e tij”, ka treguar ajo.

Pasi plotësohet roli i të madhit nga i pari i fëmijëve, fëmija i dytë do të kërkojë një rol që është krejtësisht e kundërta e të parit. Për shkak të kësaj, fëmijët e mesëm janë më të vështirë për t’u etiketuar, pasi personalitetet e tyre formohen në përgjigje të perceptimit për vëllain apo motrën më të madhe. Nëse fëmija i madh është i pëlqyeri i prindërve dhe shembull për ta, fëmija i mesëm mund të rebelohet për të fituar vëmendje. Fëmija i mesëm është më i vështiri për t’u kategorizuar sipas personalitetit, pasi çdo tipar që zhvillon ndryshon nga ai i fëmijës së parë.

Në sytë e fëmijës së mesëm, vëllezërit e motrat më të mëdhenj marrin të gjitha privilegjet dhe foshnjat marrin gjithë vëmendjen, kështu që atij i duhet të përshtatet.

Ata janë të këndshëm, diplomatikë dhe bëjnë kompromis, ndërsa përballen gjithnjë me zhgënjimin. Ata kanë pritshmëri reale, kanë më pak gjasa të prishin qejf, dhe kanë tendencë të jenë më të pavarur. Për shkak se ata shpesh ndihen të lënë pas dore, ata kanë tendencë të lidhen me miqtë jashtë familjes.

Fëmijët e famshëm që kanë lindur të mesit: Donald Trump, Elijah Wood, Bill Gates, Princesha Diana, dhe Martin Luther King, Jr.

Si të prindëroni me fëmijën e mesëm?

  • Falenderojeni kur ai ndërhyn për të ndërmjetësuar një grindje mes vëllezërve.
  • Respekto nevojën e tij për shokët. Krijo mundësi për të që të takohet me miq të rinj në park.
  • Fëmijët  e mesëm gjithmonë duhet të ndajnë vëmendjen prindërore mes më të mëdhenjve dhe më të vegjëlve. Gjeni kohë shtesë për fëmijën tuaj të mesëm për ta bërë atë të ndihet i veçantë. Kjo duhet bërë me të gjithë fëmijët, por sidomos me fëmijën e mesëm.

Fëmijët më të vegjël

Prindërit kanë tendencë të tolerojnë shumë gjëra kur fëmija i tyre i fundit vjen në jetë, ata nuk janë më nervozë dhe nuk janë më prindër të rinj. Si rezultat, fëmijët e vegjël kanë më shumë liri sesa vëllezërit e motrat e tyre. Ata mbajnë më pak përgjegjësi, kështu që priren të jenë më të lumtur, të butë, të kënaqur, të dashur dhe të shoqërueshëm, dhe u pëlqejnë t’i bëjnë njerëzit të qeshin.

Por jo gjithçka është fushë me lule kur je i vogli. Për shkak se të vegjlit i shohin vëllezërit e motrat më të mëdhenj si më të shpejtë dhe më të zgjuar, mund të përpiqen të dallojnë mes të tjerëve duke qenë më rebelë. Dhe nëse vëllezërit e motrat më të mëdhenj e trajtojnë si foshnjë, më i vogli mund të priret për të manipuluar.

Të lindurit e famshëm që ishin fëmijë të vegjël në familjet e tyre: Rosie O’Donnell, Eddie Murphy, Halle Berry, Cameron Diaz, Paula Abdul dhe Lucy Liu.

Si të prindëroni me fëmijën e fundit?

Të vegjlit shpesh e ndiejnë se nuk merren seriozisht.
Lejojini të voglit tuaj të marrë disa vendime familjare – si për shembull ku të shkoni për darkë ose çfarë filmi të shikoni së bashku.

Vlerësoni çdo gjë që ai bën për herë të parë. Për shembull: kur ai mëson t’i lidhë këpucët thërrisni të afërmit sikurse keni bërë me fëmijën e parë. Dhe sigurohuni që të vlerësoni arritjet e tij artistike, duke shfaqur vizatimet e tij në frigorifer, ashtu si keni bërë me vëllezërit e motrat e tij më të mëdhenj.

Jepini fëmijës më të vogël disa përgjegjësi, madje edhe diçka të thjeshtë si hedhja e plehrave në koshin e shtëpisë.

Fëmijët e vetëm

Për shkak se fëmijët e vetëm shpenzojnë aq shumë kohë vetëm, ata janë vetë-argëtues dhe shpesh kanë tendencën të jenë më kreativë nga të tjerët. Ashtu si foshnjat e para, ata janë të sigurt, flasin mirë, i kushtojnë vëmendje të madhe detajeve dhe kanë tendencë të bëjnë gjërat mirë në shkollë. Plus, duke shpenzuar aq shumë kohë me të rriturit shpesh ndikon që ata të veprojnë si mëdhenj. Fëmijët e vetëm nuk kanë pasur kurrë nevojë të konkurrojnë për vëmendjen e prindërve të tyre ose të ndajnë lodra me vëllezërit e motrat e tyre, kështu që ata rrezikojnë të zhvillojnë një personalitet egoist. Ata gjithashtu duan të ndihen të rëndësishëm dhe mund t’i përjetojnë keq gjërat kur nuk shkojnë sipas dëshirës së tyre. Për shkak se modelet që kanë ndjekur janë të rritur të aftë, ata janë më të ndjeshëm ndaj përsosmërisë se sa fëmijët e parë.

Fëmijët e famshmëm të cilët ishin të vetëm në familjen e tyre: Natalie Portman, Maria Sharapova, Tiger Woods, Alicia Keys, Shane West dhe Jada Pinkett Smith.

Si të prindëroni me fëmijën tuaj të vetëm?

Meqenëse nuk janë mësuar për të ndarë gjëra me fëmijët e tjerë në shtëpi, fëmijët e vetëm veçanërisht mund të përfitojnë nga grupet e lojërave.

Kujtojini atij se nuk mund të ketë perfeksion në moshën e tij dhe mos i shfrytëzoni të gjitha mundësitë për t’i mësuar atij se si të bëjë më mirë diçka.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në personalitetin e fëmijëve

  • Gjinia. Fëmijët e lindur të parët nuk gëzojnë domosdoshmërisht statusin e fëmijës së parë. Në disa kultura, një djalë mund të trajtohet si fëmija i parë edhe kur ka katër motra më të mëdha.
  • Dallimet e moshës. Efektet e rendit të lindjes janë më të forta kur vëllezërit e motrat janë me dy ose katër vite diferencë. Me diferenca të mëdha në moshë, vëllezërit dhe motrat mund të veprojnë si fëmijë të vetëm apo të mëdhenj.
  • Fëmijët me nevoja të veçanta. Kur një fëmijë lind me nevoja të veçanta, vëllezërit e motrat më të vegjël mund të marrin rolin e fëmijës së parë.

Lexo edhe: Femija i madh godet te voglin, si ta ndaloj?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X