Ne moshen 5 vjecare femija juaj eshte gati te shkoje ne kopeshtin para-shkollor dhe tani do te kete me pak kohe per te luajtur ne park me femijet e tjere. Atij i duhet te shkoje ne shtrat me heret se zakonisht duke qene keshtu me energjik per diten tjeter.
Zhvillimi njohes
-Emocionet dhe ndjeshmeria
Ai tani do te ndihet me i pavarur dhe do te jete me ne gjendje te kontrolloje emocionet, por jo plotesisht. Nese ju shikon duke qare apo nese tregoheni te dhunshem me te, femija juaj do te reagoje.
-Argumentet dhe vetebesimi
Ai do te doje gjithmone e me pak te bisedoje me ju dhe t’ju jape “llogari”, por kete s’do te thote se do ta beje edhe me moshataret e tij. Femija juaj do te ndihet me shume rehat nese do te bisedoje me ta.
Ai do ta krahasoje veten me femijet e tjere dhe ndonjehere mund te ndihet zemerthyer ne qofte se shikon se nuk eshte shume i dashur per shoket e tij krahasuar me ndonje bashkemoshatar tjeter.
Ka shume mundesi qe kur te vije ne shtepi te beje krahasime te drekes te tij me ate te femijeve te tjere apo mund t’ju ankohet se shoket e tij shkojne ne shtrat jo aq heret sa ai. Mund ta degjoni duke ju kerkuar ti ndryshoni orarin e gjumit.
-Frika dhe ankthi
Tani frika me e madhe nuk do te jene me fantazmat dhe monstrat por frika se mund te ndahet nga ju. Gjithashtu per te mund te jene te frikshem: gjarperinjte, insektet, rrufeja, erresira etj.
-Ndergjegjesimi gjinor
Femija juaj tani e kupton qe eshte vajze/djale dhe e di se keshtu do te jete edhe kur te rritet.
-Kujtesa dhe datat
Kujtesa e tij tani eshte zgjeuar duke qene ne gjendje te mbaje mend ngjarje qe kane ndodhur deri nje vit me pare, sidomos kur behet fjale per Krishtlindjet apo dhuratat e ditelindjes se tij.
Sjellja
Atij i pelqen te sillet si i rritur dhe nese e merrni me vete ti bleni dicka ka shume mundesi t’ju kerkoje ti zgjedhe vete rrobat, duke zgjedhur shpesh ato qe kushtojne me shume.
-Shijet personale dhe sensi i humorit
Femija ne kete moshe do te kete shijet e veta te te veshurit dhe ju do te shikoni sesi dita dites do te formoje stilin vetjak.
Tani atij do ti pelqeje te imitoje disa pjese humoristike qe do te shikoje ne televizor duke pritur qe ju te qeshni me te madhe. Shpesh per te sjelle humor tek ju do te imitoje veten e tij ose veprime te caktuara te personave te tjere. Ju jeni nena e tij dhe detyra juaj ne kete rast do te jete te qeshni edhe pse nuk mund t’ju duket dicka per te qeshur ajo qe femija juaj do te beje.
-Te qenit i pavarur
Deshira per te marre persiper pergjegjesi sa vjen edhe rritet. Mund te degjoni prej femijes tuaj fjali te tilla si: ”kete mund ta bej une”! Mund t’ju kerkoje te hekurose rrobat apo te pastroje dicka pavaresisht se nuk eshte ne gjendje ta menaxhoje si duhet pa ndihmen tuaj.
Tani ju do te keni me shume kohe per veten tuaj, pasi shpesh femija juaj do ta gjeje veten duke luajtur apo duke shfletuar nje liber per rreth 20 minuta pa ju kerkuar vazhdimisht duke ju thirrur “mami”.
Zhvillimi fizik
Zhvillimi fizik i femijes nuk eshte i njejte per femije te ndryshem ne moshe te njejte. Disa jane me te zhvilluar disa jo. Por, pavaresisht kesaj c’do femije i kesaj moshe do te luaje lojra te ndryshme me bashkemoshtaret duke qene gjithmone e me teper aktiv.
Ai tani mund te argetohet duke ngare bicikleten megjithese ende nuk mund ta beje kete me nje biciklete me dy rrota.
-Vizatimi dhe ndertimi
Ai tani mund te ndertoje deri ne 3 ndertesa te medha me tulla plastike. Nese i kerkohet te vizatoje nje njeri, viztimi do te jete i detajuar deri tek floket dhe kopsat e rrobave. Persa i peket figurave gjeometrike, nese deri vitin e kaluar mund te vizatonte nje rreth tani mund te vizatoje nje trekendesh, i cili per femijet paraqitet me i veshtire.
Te folurit
-Fjalori
Fjalori i nje femije 5 vjecar permban rreth 2000 fjale duke qene ne gjendje te formoje fjali me 10 rrokje. Ai do te munde te tregoje nje histori e cila mund edhe te jete e trilluar. Nese shkruani diku emrin e tij, ai do ta lexoje nese ja kerkoni. Nese ju i keni perseritur shpesh alfabetin femija juaj do te munde ta thote. Gjithashtu mund te dije te numeroje deri ne 15.
Argetimi
Loja e preferuar e femijeve te kesaj moshe eshte loja “reale”, e cila nenkupton imitimin e personazheve reale te jetes se tyre. Shpesh mund ta shikoni duke luajtur me bashkemoshataret me “mami” dhe “babi apo duke bere mesuesen per kukullat. Vezhgoni me kujdes si sillet me to. Ka shume mundesi te jete me to me i ashper sesa jeni ju me te.
Ai do te doje te luaje me rere duke germuar per te hapur tunele si dhe te formoje kala. Ajo cfare i pelqen femijeve te kesaj moshe eshte te vendosin rregullat qe atyre u pelqen gjate lojrave te ndryshme qe bejne me femije te tjere.
-Loja me femijet e tjere
Femija juaj tani do te kete rreth 5 miq te ngushte. Kjo eshte mosha ku ata duan te shijojne diellin duke bere sa me shume lojra ne natyre. Nese ju keni mundesi te filmoni momentet e lojrave te kesaj moshe do te jene per te nje kujtim i bukur per gjithe jeten.
Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit
Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete zhvillim te ngadalte, per shkak se ai mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake(trinjake etj). Nje pakice e foshnjave dhe femijeve kane vonesa ne zhvillim qe mund te kete nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...
Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu