Femija 4 vjec

0 0

Tani femija juaj eshte nje djale/vajze i/e vertete. Pavaresisht se eshte rritur dhe kerkon ta respektoni, ne momente ankthi apo frike do te kete nevoje per mbrojtjen tuaj.
Zhvillimi njohes
-Frika dhe ankthet e nates
Ai mund te trembet shume lehte, prandaj gjeja e pare qe duhet te beni eshte te kontrolloni ate cfare shikon ne televizor. Femijen duhet ta ndaloni ne menyre kategorike te shikoje nje film jashte zhanerit te kartonave. Frika e fantazmave dhe shtrigave mund ta “perndjekin” ne kete moshe.
Ai mendon se monstrat ekzistojne, prandaj shpesh do te zgjoheni ne mes te nates per ta qetesuar nga te qarat dhe te bertiturat. Mos e leni asnjehere dhomen e femijes ne erresire totale, nje drite sado e vogel mund ta qetesoje dhe ta beje te kete me pak ankthe gjate nates.
-Sensi i kohes
Ai tani eshte ne gjendje te kuptoje momentet e dites dhe se java eshte e perbere nga ditet, por nuk e di sa zgjat nje dite dhe sa zgjat nje jave.
-Zemerimi i castit
Mund te kete momente gjate dites ku femija juaj mund te shpertheje ne zemerim, duke ju vene shpesh ne siklet sidomos ne ambientet publike. Nese ju ndodheni psh ne supermarket dhe ai fillon te beje nje skene te pahijshme te shoqeruar me te bertitura, kur te shkoni ne shtepi duhet t’ja shpjegoni se ishte nje veprim i gabuar qe ju beri te ndiheshit keq.
Mos harroni ti vini ne dukje para familjareve nje arritje qe ka bere. Qofte nje vizatim i thjeshte apo nje vjershe e recituar pa gabime meriton vleresimin e duhur nga ana juaj, qe femija juaj te inkurajohet.
-Konkurrenca
Ne kete faze femija juaj duhet te inkurajohet nga ju per veprimet e mira qe ben, por pak nga pak do te filloje te njohe edhe konkurrencen pasi jo te gjithe e tolerojne edhe e bejne te ndihet fitimtare sic beni ju.
Zhvillimi fizik
Ai mund te hedhe nje top duke e hapur krahun ne stil notimi dhe mund te kerceje duke pritur qe ne fund ta duartrokisni. Do te jete ne gjendje te shkoje vete ne banjo dhe te kryeje nevojat e tij.
Tani per ju do te behet e veshtire ta vishni, pasi do t’ju duhet te zgjidhni rrobat duke kombinuar ngjyrat sipas preferencave qe femija do te kete. Ai do te jete i afte te veshe nje bluze pa ndihmen e dikujt.
-Te shkruarit dhe vizatuarit
Nje femije i moshes 4 vjecare do te jete ne gjendje te mbaje ne menyre korrekte lapsin si dhe te vizatoje nje kryq, nje rreth ose nje njeri me 2-4 gjymtyre. Nese do ti mesoni disa shkronja ai do te mund ti shkruaje pas jush.
Argetimi
Kjo eshte mosha ne te cilen femija juaj do te doje te futet ne biseda me te aferm ose femije te tjere, do te doje te kerceje, te kendoje etj.
Tani femijes tuaj do ti pelqeje te luaje me shume femije njekohesisht dhe kjo te te quhet loja ne grup, ku do te mesojne te ndajne gjerat me njeri-tjetrin. Krahas kohes qe do te kaloje me bashkemoshataret e tij mire eshte te kaloje disa ore ne jave ne kopeshtin zoologjik, ku mund te shikoje nga afer kafshet dhe menyren si ata sillen jashte filmave vizatimore apo emisioneve televizive.
Te folurit
Femija juaj do te jete i afte t’ju kuptoje se cfare po flisni gjate nje bisede. Ai do te dije emrat e kafsheve si edhe disa ngjyra. Fjalori i tij eshte i gjere dhe ekspertet pohojne se ai perbehet nga rreth 1540 fjale. Keto fjale ai do ti perdore per te formuar fjali ose pyetje qe shpesh edhe mund t’ju vene ne pozite te veshtire.
Gjithashtu do te jete ne gjendje te numeroje 4-10 sende ose monedha.
Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit
Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete nje zhvillim te ngadalte, per shkak se mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake(trinjake etj).Nje pakice e foshnjave dhe femijeve kane vonesa ne zhvillim qe mund te kene nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X