“Faleminderit që i tregove vajzës sime çfarë është dashuria”, babai mesazh të panjohurit

0 0

 

Udhëtimi me një fëmijë mund të jetë i lodhshëm dhe të krijojë bezdi tek personat e tjerë. Kështu mendonte dhe një baba për vajzën e tij çapkëne kur hipi në avion. Por, për befasinë e tij, ai u përball me një njeri që i ndryshoi gjithë perceptimin e deriatëhershëm.

Një person i panjohur, nuk u bezdis aspak nga vajza e vogël, madje bëri diçka që babai i voglëushes dëshiroi ta ndante me të gjithë në rrjetet sociale për të treguar se në botë ka ende njerëz shumë të mirë.

Vajzës së tij i pëlqente që në avion të përshëndeste këdo, të njohur e të panjohur. Kur arriti te zotëria në fjalë, ai edhe pse nuk e njihte i zgjati dorën dhe e pyeti nëse dëshironte të qëndronte me të.

Vajza pranoi dhe ai e lejoi të luante me tabletin e tij, të shikonte foto, karikatura dhe shumë gjëra të tjera argëtuese.

Babai tregon se duke parë këtë skenë, u gëzua shumë sepse kështu do ta rrisë të bijën me shumë dashuri, me njerëz të botëve, racave e kulturave të ndryshme, të gjithë në harmoni me njëri-tjetrin.

“Faleminderit që i tregove vajzës sime se çfarë është dashuria dhe dashamirësia. Vazhdo të ndriçosh botën me dritën tënde”,- ka shkruar ai.

Lexo edhe: Si t’ja bej nese femija qan ne avion?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X