Faktorët që ndikojnë në depresionin pas lindjes

0 0

Pas lindjes, është normale që nënat e reja të përjetojnë mërzitje, ankth, trishtim. Por në rastet më të vështira, ato mund të preken nga depresioni. Cilat janë faktorët që ndikojnë në depresionin pas lindjes dhe si mund të ulet rreziku i tij?

Faktorët që ndikojnë në depresionin pas lindjes

  1. Mungesa e mbështetjes shoqërore

Nuk është gjithmonë e lehtë të kërkosh ndihmë. Pa ndihmën e bashkëshortit e rrethit të ngushtë të të afërmve e shoqërisë, nënat e reja e ndjejnë veten të papërgatitur përballë një presioni të madh të përgjegjësisë për familjen, shtëpinë dhe fëmijën që sapo ka ardhur në jetë.

  1. Niveli i ulët ekonomik dhe arsimor

Edhe pse depresioni pas lindjes mund të prekë çdo grua, pavarësisht nëse është e pasur apo e varfër, e arsimuar apo jo, ai ka më shumë gjasa të haset te gratë që vijnë nga familje me nivel më të ulët ekonomik dhe arsimor. Të kërkosh ndihmë e të trajtosh problemet e shëndetit mendor ka kosto që nuk mund të përballohet nga të gjithë.

  1. Një histori abuzimi

Gratë që kanë përjetuar një histori abuzimi seksual ose dhunë fizike në të kaluarën kanë më shumë shanse të preken nga depresioni postpartum, sidomos nëse trauma që ka lënë abuzmi nuk është tratjuar siç duhet.

  1. Çrregullimet e stresit posttraumatik

Gratë që kanë kaluar ngjarje traumatike mund të përjetojnë depresion postpartum. Çdo ngjarje që ka ndikuar keq në gjendjen e tyre psikologjike emocionale si për shembull humbja e një pune, një abort, një përvojë e vështirë lindjeje e mëparshme etj mund të jenë faktorë që rrisin rreziku ne depresionit postpartum.

  1. Mosha

Gratë që bëhen nëna në moshë më të madhe kanë rrezik më të lartë. Ato mund ta kenë shtyrë këtë moment sepse i janë përkushtuar karrierës dhe përballen vonë me një realitet rreth të cilit nuk dinë pothuajse asgjë.

  1. Gjinia e fëmijës

Sipas një studimi të fundit, nënat që lindin djem kanë 71-79% më shumë rrezik të përjetojnë depresion. Kërkimet treguan që depresioni lidhet me inflamacionin, i cili është më i shpeshtë tek shtatzanitë me djem.

  1. Probleme mendore të padiagnostikuara

Në shumë raste gratë mund të kenë probleme mendore si depresioni dhe bipolariteti. Nëse këto probleme kalojnë pa u trajtuar, ka shumë gjasa që depresioni të rikthehet pas lindjes së fëmijës.

Si të ulni shanset e depresionit postpartum?

Disa nga faktorët si mosha juaj apo gjinia e fëmijës nuk janë nën kontrollin tuaj, por ju mund të përpiqeni të punoni me gjërat që keni nën kontroll. Kërkoni mbështetje sapo të mësoni se jeni shtatzanë, informohuni mbi spitalin ku do të lindni, mbi lindjen natyrale, cezariane, epiduralin etj, pasi të gjithë faktorët bashkë mund të ndikojnë në rrezikun e depresionit.

Lexo edhe: Depresion pas lindjes se femijes? Ja se cfare duhet te konsumoni per te ulur rrezikun






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X